Flash News

KRYESORE

Durrësi në aparatin e turistëve të huaj dhe lidhja me komunizmin

Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri, por dhe me një histori të larmishme ndër vite.

Një fotografe nga Ljubljana, Slloveni, ka fotografuar disa fëmijë përgjatë bregdetit të Durrësit duke luajtur me një statujë që përkujton rezistencën shqiptare ndaj pushtimit nga forcat italiane të Musolinit më 7 prill 1939.

Edhe nga përshkrimet që bëjnë në fotot e tyre, të publikuara në "The Guardian", turistët Shqipërinë e lidhin me figurën e Enver Hoxhës, me komunizmin, si dhe nxjerrin në pah elementë të cilët kanë ndryshuar ndër vite.

Fotografja sllovene shkruan se Durrësi, që ndodhet 25 km larg nga Tirana, është një vendpushim popullor bregdetar, i cili nën regjimin komunist të Hoxhës ishte i vetmi destinacion i pushimeve. /Politiko.al/

Më tej ajo shton se në fund të viteve ‘80, pas rënies së komunizimit, shqiptarët emigruan drejt Italisë, ndërsa Durrësi pësoi ndryshime të shumta.

 

 

 

Të fundit