Flash News

KRYESORE

“Dvoranit afat deri nesër, i ka mbaruar afati”, gazetarja Lala: Debate të ashpra në KLGJ për kreun e KED

“Dvoranit afat deri nesër, i ka mbaruar afati”, gazetarja Lala:

Kreut të KED Ardian Dvorani i ka mbaruar mandati! Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Real Story”, e cila zbardhi debatet që kanë ndodhur në Këshillin e Lartë Gjyqësor për këtë çështje. Sipas gazetares Lala, Dvoranit i është lënë afat deri nesër, dhe më pas KLGJ do të mblidhet për të vendosur për mandatin e Dvoranit.

“Ditën e djeshme ka pas një mbledhje online të KLGJ, mësova se ka pasur një debat të ashpër në të anëtarëve të gjyqësor. Debate i fortë lidhej me faktin se pesë anëtarë të këshillit mendonin se duhej marrë me thelbin e çështjes, pra me mbarimin e mandatit të Dvoranit. Duke mbaruar mandatin, ai largohet edhe si kryetar i KED. Debate ka qenë shumë i ashpër, dhe në finale është vendosur t’i lihet Dvoranit afat të vendosë për fatin e tij.

Deri në orën 16:00 të ditës së nesërme, Dvorani duhet të japë një mendim dhe më pas KLGJ duhet të mblidhet për të vendosur. Mandate i Dvoranit ka mbaruar që në vitin 2014. Me një vendim të mëhershëm të KLGJ, Gyakta e LArtë përbëhet nga 19 anëtarë, 15 brenda sistemit dhe 4 nga radhët e jo gjyqtarëve, pra jurist me përvojë 15-vjecare. Mandate i Dvoranit ka përfundur më 2014, por ai shfrytëzoi disa ndryshime duke mbetur në detyrë.

Por tashmë kemi tre anëtarë të mbërritur në detyrë, ndaj dhe KLGJ është i detyruar largojë Dvoranin, pasi i ka mbaruar mandati. Me mbërritjen e tre anëtarëve, KLGJ duhet ta kishte shqyrtuar çështjen dhe jo të priste Presidentin Meta. KLGJ duhet të ishte vënë vetë në lëvizje për të konstatuar mbarimin e mandatit të z.Dvorani që në vitin 2014. Tashmë ai duhet të largohet dhe KLGJ duhet ta shqyrtojë kërkesën e Metës”, tha Lala.

Të fundit