Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW analizon dorëheqjen e Haradinajt: Largim me pasoja afatgjatë për Kosovën
Televizioni shtetëror gjerman, Deutsche Welle ka analizuar dorëhqeqjen e papritur të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për u vënë në dispozicion të Gjykatës Speciale. Gazetarja Filaj-Ballvora menson se “dorëheqja e Haradinajt mund të ketë pasoja afatgjatë për Kosovën, pasi pas largimit të kësaj figure qendrore, do të ketë zhvendosje domethënëse në ekuilibrat politikë në shtetin e vogël të Ballkanit”.
Sipas saj, largimi i Haradinajt mund të sjellë pasoja pozitive në bisedimet me Serbinë, për shkak se me kokëfortësinë e tij, ai kishte refuzuar të hiqte taksën.
“Me largimin e Hajradinajt qoftë edhe përkohësisht nga aktiviteti politik, skena politike në Kosovë do të ndryshojë. Së pari, për Presidentin Hashim Thaçi dhe partinë e tij Demokratike do të mungojë këtej e tutje kundërshtari kryesor në dialogun me Beogradin: „Deal"-i që po diskutohet qysh prej një viti mes Serbisë dhe Kosovës për ndryshim kufijsh kundrejt njohjes mund të fitojë terren. Megjithatë një marrëveshje në këtë drejtim, por pa mbështetjn e gjerë të popullit në Kosovë, nuk do të ishte një ogur i mirë për një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”, shkruan DW.
Komenti i plotë:
Njëzet vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë mbeten akoma shumë plagë të pashëruara dhe pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës ende shumë larg. Megjithatë një proces i rëndësisjëm ka nisur tashmë në Kosovë. Me aprovimin e parlamentit kosovar u themelua një tribunal i veçantë me seli në Hagë, për të shqyrtuar krimet e luftës nga ana e shpiptarëve të Kosovës gjatë luftës së Kosovës. Tribunali i posaçëm - Gjykata Speciale - ka filluar punën, ka mbledhur fakte, ka pyetur dëshmitarë. Dhe tani me këtë ngjarje befasuese specialja veproi duke e filluar me kryeministrin Ramush Haradinaj, pra direkt me majën e ushëheqjes së ish-UÇK-së.
Haradinaj do të merret në pyetje qysh prej javës së ardhëshme. Për këtë arësye ai u tëhoq nga posti i tij.
Është hera e dytë që Haradinaj në mënyrë vullnetare niset drejt Hagës. Për të njëjtën arësye ai pati dhënë dorëheqjen edhe në vitin 2005. Ish-komandanti i UÇK-së akutohet nga autoritetet serbe për krime ndaj popullatës serbe në kohën e luftës së Kosovës. Pas shpalljes së tij të pafajshëm për mungesë provash, pati aludime që dëshmitarë ishin intimiduar dhe madje vrarë. Megjithatë pas kthimit në Kosovë nga Haga Hajradinaj u prit atëherë si hero.
Largim me pasoja afatgjatë
Dorëheqja e Haradinajt mund të ketë pasoja afatgjatë për Kosovën, pasi pas largimit të kësaj figure qendrore, do të ketë zhvendosje domethënëse në ekuilibrat politikë në shtetin e vogël të Ballkanit. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në vitin 2017 Haradinaj u zgjodh kryeministër si kryetar i partisë „Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës". Qysh prej fillimit koalicioni qeverisës i të ashtuquajturit „krahu i luftës" ishte shumë i brishtë. Ndërkaq sfidat ishin mjaft të mëdha: marrëdhëniet e vështira me Serbinë, korrupsioni dhe papunësia e lartë, si edhe Gjykata Speciale me seli në Hagës si shpata e Demokleut. Një dështim i parakohshëm i kësaj qeverie ishte i paraprogramuar
Bisedimet në qorrsokak
Veçanërisht për dialogun më Beogradin, do të krijohet pas largimit të Hajradinajt një ekuilibër i ri forcash në Prishtinë. Hajradinaj ishte i vendosur për një dialog me kusht në fund njohjen e Kosovës si dhe ai ishte shumë i prerë kundër ndryshimeve të mundshme të kufijve. Temë kjo e shtruar për diskutim nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq. Me këtë qëndrim Hajradinaj fitoi pikë si në Kosovë ashtu edhe në Perëndim. Veçanërisht Gjermania, por edhe vende të tjera të BE-së, u shprehën kundër një skenari të ndryshimit të kufijve.
Megjithatë Hajradinaj u gjet nën presion edhe nga faktori ndërkombëtar, pasi qeveria e tij vendosi për taksa të larta importi për mallrat serbe. Qysh prej atij momenti dialogu me Serbinë është ngrirë dhe po ashtu edhe një shkëmbim i mundshëm i territoreve. Megjithë ndërmjetësimet intensive, Hajradinaj nuk lëshoi pe. Kokëfortësia me të cilën ai reagoi, do të kishte për të shpejt apo vonë pasoja. Ishte Haga ajo që e përshpejtoi tani largimin e tij. Hapi i Hajradinajt ishte konsekuent dhe i drejtë: ai i nënshtrohet drejtësisë.
Kartat do të shkartisen nga e para
Me largimin e Hajradinajt qoftë edhe përkohësisht nga aktiviteti politik, skena politike në Kosovë do të ndryshojë. Së pari, për Presidentin Hashim Thaçi dhe partinë e tij Demokratike do të mungojë këtej e tutje kundërshtari kryesor në dialogun me Beogradin: „Deal"-i që po diskutohet qysh prej një viti mes Serbisë dhe Kosovës për ndryshim kufijsh kundrejt njohjes mund të fitojë terren. Megjithatë një marrëveshje në këtë drejtim, por pa mbështetjn e gjerë të popullit në Kosovë, nuk do të ishte një ogur i mirë për një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës.
Gjykata Speciale për krimet e luftës të shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës të premten bëri një hap të rëndësishëm përpara drejt përpunimit juridik të së kaluarës. Një shenjë inkurajuese për Kosovën, por pasojat politike të dorëheqjes së Hajradinajt nuk do presin gjatë të japin efektin e tyre. Në bisedimet me Beogradin mund të ketë lëvizje pozitive, por një deal që mund të sillte si pasojë një dobësim në politikën e brendshme kosovare duhet mënjanuar me çdo kusht.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38