Flash News

KRYESORE

DW analizon Shengenin ballkanik: Rama e sheh veten president të të gjithë shqiptarëve, mrekullitë janë të rralla

DW analizon Shengenin ballkanik: Rama e sheh veten president të të

Deutsche Welle, media publike ndërkombëtare gjermane ka analizuar mini Shengenin ballkanik, ndërsa sot mbahet samiti i Ohrit, ku marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Për median gjermane bërthama e kësaj „BE-je ballkanike është aksi i ri Tiranë-Beograd.

“Me inskenimin e një pajtimi historik në mes të serbëve dhe shqiptarëve para tre vjetësh, si presidenti serb, Vuçiq, edhe kryeministri Rama i krijuan vetes avantazhe. Të dyja vendet kanë pak probleme me njëra-tjetrën, dhe nuk kanë nevojë shumë për pajtim. Afrohen serbët dhe shqiptarët me njëri-tjetrin, përfshihet edhe problemi i pazgjidhur i Kosovës: Me Tiranën miqësore mund të negociohej më lehtë se me Prishtinën bllokuese. Rama, që nga ana e tij e sheh veten si president të të gjithë shqiptarëve, e merr me dëshirë këtë rol. Interesat e Kosovës kështu injorohen.”

DW ka edhe një këshillë për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Ai do të bënte mirë të ishte pjesë e këtij mini-Shengeni. Sepse pas shuplakës nga BE, ai ka nevojë për një sukses të dukshëm në vendin e tij. Nga ana tjetër, ai duhet të ketë kujdes që Tirana dhe Beogradi të mos bien në ujdi në kurriz të tij dhe të marrin përsipër edhe fuqi negociuese për pjesën shqiptare të vendit të tij.”

DW përfundon se mrekullitë dihet që janë shumë të rralla, jo vetëm në Ballkan. “E nëse ndodhin, shumë shpesh pas tyre ndodhet truku i ndonjë zhongleri”.

Të fundit