Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW: BE nuk mendon për zgjerim të Ballkanit Perëndimor, koha për një strategji të re
BE është e zënë me veten. Për një zgjerim të shpejtë nuk mendon askush për momentin në Bruksel. Por vendet e Ballkanit kanë nevojë për oferta konkrete në vend të premtimeve boshe, mendon Adelheid Feilcke.
Në gjendjen aktuale politike në Bashkimin Europian askush nuk mendon për zgjerimin e tij në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e qartë. BE brenda saj ka kaq shumë sprova të vështira, me të cilat duhet të përballet, e në lidhje me Ballkanin Perëndimor është tërësisht jo-unike. Sinjalet që vijnë nga kryeqytetet europiane në drejtim të Sarajevës deri në Tiranë janë kundërthënëse dhe tregojnë vetëm dilemën e BE: Sa herë po ngushëllohen këto vende, një herë shtyhen premtimet e bëra, herën tjetër aktorë të rinj politikë nuk ndjehen të lidhur ndaj premtimeve të vjetra. Ka ardhur koha për një strategji të re të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, një strategji, e cila gjen konsesus brenda BE kurse njerëzve në Ballkan u tregon perspektiva konkrete e të bëshme. Procesi i Berlinit (në kuadër të të cilit u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor) është çelësi për këtë rrugë!
Përpjekje që nuk shpërblehen
Ja dramaturgjia e viteve e muajve të fundit: BE hap perspektivën e çeljes së bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Këto vende ndërmarrin përpjekje të shumta t'i përmbushin kushtet e duhura. Maqedonia e Veriut madje ia del me heqjen dorë nga emri i shtetit të bëjë një pajtim historik me Greqinë, edhe Shqipëria nis procesin e dhimbshëm të vetingut të kërkuar nga BE për verfikimin e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve. Lëvdata nga të gjitha anët. Por çfarë ndodh? Vendet anëtare të BE nuk e respektojnë premtimin e dhënë nga vetë ata në vitin 2018 dhe e shtyjnë sërish çeljen e negociatave.
Natyrisht gjenden shumë arsyetime për këtë, e veçanërisht kriza aktuale shtetërore e kushtetuese në Shqipëri i vë pikëpyetje shumë hapave që janë bërë. Por edhe në këtë gjendje, BE duhet t'i qëndronte premtimit dhe t'i fillonte negociatat. Sepse ato do të ishin vetëm sinjali startues në një proces të gjatë, që do të zgjaste me vite! Premtimi i vitit 2003 në Selanik për afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE nuk përkrahet më nga shumica nga BE. Kush e do më zgjerimin e BE? Presidenti francez Emmanuel Macron e ka thënë qartë: Në fillim thellim pastaj zgjerime të tjera.
Askush nuk mendon për zgjerimin
Mali i Zi dhe Serbia negociojnë ndërkohë prej disa vitesh, edhe pse procesi ngec. Për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën as që mund të flitet për negociata. Kosova është i vetmi vend në Europë pa lëvizje të lirë, dhe liberalizimi i premtuar i vizave shtyhet rregullisht. E që do mund të priten lehtësime me një të ngarkuar të BE për politikën e Jashtme, Joseph Borrell, vendi i të cilit Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo është më se e diskutueshme. Fakti që të dyja protektoratet e BE-së janë më pak të përgatitura për BE tregon ndoshta më qartë, se çdo gjë tjetër mungesën e koherencës në politiken europiane për Ballkanin Perëndimor.
Kjo dilemë u bë më se e qartë tani në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan. Presidenti polak Andrzej Duda u shpreh hapur i zhgënjyer për hezitimin e partnerëve të tij europianë, për t'i afruar më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor. Merkel u përpoq të zbusë, kurse Macron as nuk u duk në Poznan.
Hapa të vegjël në vend të hapit të madh
E gjitha kjo në një kohë që ka progres konkret në bashkëpunimin rajonal, duke filluar që nga projektet e infrastrukturës deri në rrjetin rajonal të të rinjve, RYCO dhe masa, për të cilat pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit vërtet mund të jenë krenarë, e që njerëzve në rajon u sjellin përmirësime që ndjehen.
Këto simbole progresi duhet të dalin në krye. Lehtësimet ekonomike dhe nxitja e bashkëpunimeve duhet të forcohen. Nëse arrihet në disa nivele më shumë depërtim e shkëmbim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, anëtarësimi në BE e humbet atë kërcënimin e shenjës së kobshme. Njohja e dyanshme e diplomave, për të cilën u ra në ujdi në samitin në Poznan, është një hap konkret dhe i vërtetë për mijëra akademikë të rinj! Le të jemi të drejtë: Nëse hapi i madh i anëtarësimit në BE për një afat të mesëm nuk është i realizueshëm, atëherë mbeten hapat e vegjël e të shumtë të normalizimit fqinjësor, natyrisht të lidhura me kërkesa të qarta për respektimin e normave të shtetit ligjor dhe reformave në këto vende. Kjo është ajo që duan e kanë nevojë njerëzit në Ballkanin Perëndimor. Dhe Procesi i Berlinit i iniciuar nga kancelarja Merkel në vitin 2014 në krizën aktuale të BE është instrumenti më realist i një politike konkrete të afrimit./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38