Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW citon burime diplomatike: Rasti i Adriatik Llallës është vetëm fillimi i kapjes së ‘peshqve të mëdhenj’
Deutsche Welle ka botuar një shkrim ku i referohet procesit të vettingut, i cili tashmë ka nisur zyrtarisht. Një pjesë e shkrimit, i referohet edhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Në shkim përmendet publikimet e bëra në disa media sa i takon pasurisë së Llallës teksa thuhet se “burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë proces thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së "peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera”.
Shkrimi i publikuar në Deutsche Welle
Transparencë dhe fakte. Me këtë moto Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ( KPK) motori i vettingut, ka filluar këtë javë sesionet e dëgjesave publike të gjykatësve dhe prokurorëve që pretendojnë të jenë pjesë e sistemit të reformuar të drejtësisë. Kush kalon testin nga ky Komision do të vazhdojë të jetë prokuror apo gjykatës në sistemin e reformuar të drejtësisë. Kush nuk e kalon mbetet jashtë sistemit dhe subjekt i mundshëm i ndjekjes penale. Rastësi apo jo, i pari në listën e gjykatësve në këtë proces nuk e kaloi dot testin. Komisioni shkarkoi të premten ( 23.03.2018) anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, që kishte deklaruar një pasuri prej rreth 700 mijë eurosh. Avokati i tij nuk solli dot para komisionit, në seancën e dëgjesës publike, të hapur për mediat, dokumenta zyrtare për burimin e kësaj pasurie. Ky është rasti i parë, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon një gjykatës të nivelit të lartë dhe hap procesin e ҫrrënjosjes së ryshfetit dhe korrupsionit në drejtësinë e Shqipërisë duke hedhur bazat për një gjyqësor profesional, të pavarur, me gjykatës e prokurorë me integritet moral. Gjithë procesi i verifikimit dhe vendimet e këtij Komisioni po monitorohen nga ekspertë të pavarur ndërkombëtarë.
Çmontim i kulturës së pandëshkueshmërisë
Lista me emrat e gjykatësve dhe prokurorëve që do kalojnë në sitën e vettingut është e gjatë, plot 800 syresh. Vetëm 2% ose 17 gjykatës dhe prokurorë dhanë dorëheqjen dhe u vetëpërjashtuan nga drejtesia, para se vettingu të fillonte, duke përfituar nga ligji i vettingut që ua jepte këtë mundësi. Por dorëheqja nuk u jep atyre imunitet për t'i shpëtuar drejtësisë pa i hyrë gjemb në këmbë, nëse kane kryer vepra penale, Drejtësia po tregon se po vepron në bazë të provave dhe fakteve. Rasti më domethënës është ai i ish- Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndaj të cilit Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte vettingu largimin vullnetar nga drejtësia. Atë që nuk e bëri dot organi i akuzës i drejtuar nga Llalla, që erdhi në krye të Prokurorisë në vitin 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017, e nisi Departamenti Amerikan i Shtetit. Muajin kaluar ai mori vendimin që ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA "për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”.
Fakte dhe dokumenta zyrtare, të botuara në media, kanë bërë transparente për publikun shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqje të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë. Dokumentat zyrtare flasin për transaksione financiare me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda. Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit. Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë process thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së "peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera.
Rama-koha për hapjen e negociatave të anëtarësimit
Asi që ka në dorë Shqipëria 3 javë para publikimit të Progress Raportit 2017 është pikërisht progresi në reformën në Drejtësi. Rezultatet konkrete në procesin e spastrimit të drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar kanë rritur shpresat e Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Kjo pasi kryerja e vettingut dhe rezultatet e tij të prekshme janë kushti kryesor i KE. Shqipëria e meriton! Me këtë bindje kryeministri Rama ka nxitur ditët e fundit, Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini, Komisionerin Hahn dhe Parlamentin Europian që të kuptojnë se koha për hapjen e negociatave ka ardhur. " Shqipëria nuk kërkon ndonjë dhuratë, as ndonjë favor që nuk e meriton. Shqipëria po kërkon thjesht të hapen negociatat , sepse e meriton” ka theksuar të premten,(23.03.2018) Rama, në një fjalë të mbajtur në Parlamentin Europian.
Krahas kësaj bindjeje kryeministrin Rama ka risjellë si argument situatën gjeo-politike në rajon, përpjekjet e Rusisë dhe aktorëve të tjerë si Kina apo Turqia për të rritur ndikimin e tyre. Hapja e negociatave si një progres drejt hyrjes në BE do " të ndalojë shfaqjen e fantazmave të së kaluarës” ka theksuar kryeministri në Parlamentin Europian duke u risjellë në vëmendje euro-parlamentarëve se rajoni i njohur për konfliktet etnike dhe lufterat e pergjakshme pas viteve 1990 po forcon paqen dhe bashkëpunimin, pikërisht sepse ylli i tij polar është hyrja në BE. Por ngadalësimi i ritmeve në procesin e integrimit mund të sjellë pasoja negative ne pro-europianizmin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, kur faktorë të tjerë gjeo-strategjike kërkojnë të rrisin aksionet e tyre në rajon, paralajmëroi në Bruksel përsëri kryemnistri Rama.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

