Flash News

KRYESORE

DW citon Ditmir Bushatin: Shqipëria në udhëkryq; arroganca e mazhorancës thellon krizën

DW citon Ditmir Bushatin: Shqipëria në udhëkryq; arroganca e

Deutsche Welle’ ka pasqyruar sërish protestën e ditë së sotme të organizuar nga opozita. Televizioni i financuar nga qeveria gjermane, raporton se kërkesat e protestuesve ishin të njëjta: largimin e kryemnistrit Rama, rrëzimin e qeverisë së tij, zgjedhje parlamentare të parakohshme, të përgatitura nga një qeveri kalimtare.

‘DW’, duke cituar nën/kryetarin e PD-së, Edi Paloka, thekson se në krye të protestës ishin studentët ndërsa shton se kryetari Lulzim Basha nuk mori pjesë në protestën e sotme pasi sipas burimeve nga PD ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, “për të paraqitur para CDU-së situatën politike në Shqipëri”.

Jehonë i është bërë edhe fjalimit të ish-ministrit Ditmir Bushati që kritikoi mazhorancën duke nënvizuar se  “Shqipëria është në udhëkryq, nga një krizë e madhe politike dhe sociale, ku ulja në bisedime për të gjetur udhën e arsyes dhe jo të arrogancës, është emergjente”. Ai bëri prezent shqetësimin ” që pasuria e vendit është në dorën e një grupi të vogël njerëzish”, perfundon DW.

Të fundit