Flash News

KRYESORE

DW: Franca trazon Brukselin me refuzimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

DW: Franca trazon Brukselin me refuzimin ndaj Shqipërisë dhe

Fakti që ka qëndrim komplet të ndryshëm nga Berlini lidhur me hapjen e procesit të negociatave për anëtarësim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë duket se nuk e shqetëson Parisin.

Franca ka në plan që ta bllokojë hapjen e planifikuar të bisedimeve me dy vendet e Ballkanit. Kjo sepse qeveria në Paris i konsideron të pamjaftueshme hapat ndërmarra në këto dy shtete, e po ashtu pasi dëshiron që të kryhet një reformim thelbësor i procesit të anëtarësimit, si kusht për të dhënë miratimin e saj.

Qeveritarët francezë i shqetëson fakti që në rast të zhvillimeve problematike, procesi i anëtarësimit ndalet me shumë vështirësi.

Por nëse vendos veton, Franca i del edhe kundër jo vetëm Gjermanisë, por edhe disa shteteve të tjera që u angazhuan maksimalisht për bisedimet e anëtarësimit. Maqedonia e Veriut ndryshoi edhe emrin, në mënyrë që të zgjidhte përplasjen me Greqinë, e të merrte përgjigjen pozitive për çeljen e negociatave. Po ashtu edhe Shqipëria ka zbatuar detyrat e dhëna.

DW raporton se shumë shtete e shohin me habi dhe nuk e kuptojnë veton e Francës. Një diplomat, sipas agjencisë së lajmeve DPA tha se "kush bllokon tani procesin e anëtarësimit, mban përgjegjësi për ndonjë destabilizim të mundshëm në fqinjësinë tonë".. Shansi i fundit për këto bisedime mbetet tani një takim i planifikuar për të dielën (13.10) mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Të fundit