Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW: Kriza e COVID-19 rrezikon ekonominë shqiptare, flasin ekspertët
Çdo ditë identifikohen raste të reja të infeksionit me COVID-19. Të premten, (20.02.2020) numri i të prekurve nga COVID-19 u rrit 35 herë në krahasim me 11 ditë më parë, kur kishte vetëm dy raste. Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik thanë për DW, se numri të prekurve arriti në 70 dhe ai i atyre që janë testuar në 732.
Tirana është qyteti më i prekur, i ndjekur nga Fieri me 7 raste, Durrësi me 5 dhe Lushnja, Elbasani dhe Rrogozhina me 2 . Por numri i viktimave mbetet vetëm 2 gra të moshuara, me histori udhëtimi në Itali. Në ditët në vijim autoritetet parashikojnë një "furtunë” rastesh të reja.
Kryeministri Edi Rama ka forcuar më tej masat e mbrojtjes dhe vetë-izolimit të qytetarëve. Në rrugët e Shqipërisë ka dalë ushtria dhe policia për të ndëshkuar këdo që thyen rregullin: dalje nga vetë-izolimi në shtëpi vetëm 4 orë paradite dhe 4 orë pasdite, të pashoqëruar me asnjë person. Nga dita e shtunë (21.03) pas orës 13:00 do të ndalohet qarkullimi i lirë. Hapur janë vetëm farmacitë, supermerkatet, dyqanet e bukës dhe fruta-perimeve. Humbjet ekonomike të biznesit të vogël dhe të mesëm, shërbimeve, aktivitetit tregtar dhe prodhues janë të mëdha.
Qeveria garanton 370 milionë dollarë për mosfalimentim
Për të mbrojtur biznesin nga falimentimi dhe për ta zbutur krizën nga COVID-19, qeveria miratoi një plan masash financiare që hyri në fuqi të premten (20.03).
Në një komunikatë zyrtare kryeministri Rama njoftoi, se qeveria vë në dispozicion të situatës 370 milionë dollarë. Nga kjo shumë 25 milionë janë për shëndetësinë, për të përballuar rritjen e pritshme të numrit të të infektuarve; 100 milionë për kompanitë që nuk mund të paguajnë të punësuarit e tyre; 65 milionë për shtresat në nevojë dhe ata që nuk mund të punojnë për shkak të urdhërit për vetë-izolim. Në planin e masave financiare prej 370 milionë dollarë, bën pjesë dhe shlyerja e kamat –vonesave për pagesat e faturave të energjisë elektrike me vlerë prej 150 milionë dollarë, nga e cila theksoi kryeministri, përfitojnë 211.024 familje.
Ky plan përfshin edhe përgjysmimin e pagave mujore të ministrave dhe deputetëve për gjithë kohën e zgjatjes së krizës së COVID-19.
Ekspertët ekonomikë: Hap pozitiv, por i pamjatueshëm
Dr. Selami Xhepa, ekspert i njohur në Shqipëri në fushën e ekonomisë thotë për DW, se mbështetja financiare e qeverisë "është një hap me rëndësi në adresimin e një problematike serioze që lidhet me paralizimin e jetës ekonomike të vendit për shkak të krizës nga virusi korona. Por mbështetja financiare duhet të ishte më e fortë dhe më ambicioze, 500 milionë Euro, si një stimul i fortë për të parandaluar rënien ekonomike, por shpresoj që qeveria të reagojë sipas zhvillimit të situatës,” thekson për DW eksperti Selami Xhepa
Dr. Zef Preҫi, Drejtor i Institutit të Studimeve Ekonmike thotë për DW, se mbështetja financiare e qeverisë është në linjë me atë që po bëjnë të gjitha qeveritë në vendet që janë prekur nga virusi vdekjeprurës. "Është një hap i domosdoshëm, në drejtimin e duhur në përpjekje për të zvogëluar ndikimet negative shumë-dimensionale të krizës së shkaktuar nga pandemia. Por i pamjaftueshëm. Shuma e ofruar ndaj sipërmarrjeve dhe shtresave më në nevojë të shoqërisë është e vogël dhe nën kapacitetet reale të buxhetit të shtetit dhe ekonomisë kombëtare në tërësi” thotë për DW, Zef Preҫi.
Argumenti i tij është përqindja e ulët që 370 milionë dollarë përbëjnë vetëm 1,5 % në Prodhimin e Brendshëmn Bruto, GDP ( Gross Domestix Pruduct) të Shqipërisë. "Qeveria gjermane, franceze dhe ajo amerikane kanë vënë në dispozicion fonde të barabarta përkatësisht me 14%, 11% dhe 7% të GDP-së së vendit të tyre, kurse Shqipëria vetëm 1,5%. Mbështetja financiare prej 370 milionë dollarë është larg nevojave të ngutshme të sektorëve më të prekur nga kriza si ai i industrisë fason, shërbimeve dhe turizmit. Ajo po ndërmerret pa rishikuar buxhetin e shtetit 2020 dhe duke lënë jashtë angazhimit sitemin bankar dhe juridik të vendit,” thekson për DW, Zef Preҫi.
Kohë zgjatja e pandemisë dhe kriza ekonomike
Kërcënimi për krizë dhe rënie ekonomike mbetet gjithësesi i pranishëm dhe i lartë. Selami Xhepa thotë për DW se " janë të shumta gjasat që vendi të futet në recession ekonomik". "Nëse mbyllja e vendit do të vazhdojë deri në qershor ka rrezik që vendi të futet në recesion, duke shënuar rrritje ekonomike negative për dy tremujorët e parë të këtij viti”, thotë ai.
Selami Xhepa e sheh situatën ekonomike nga pandemia e COVID-19 në vijim të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit të kaluar, "që paralizuan jetën ekonomike në të gjithë korridorin Tiranë-Durrës dhe dhanë goditje serioze në sektorë me rëndësi si turizmi dhe shërbimet. Tani pandemia godet industritë prodhuese. Ndërkohë plani i rindërtimit nga pasojat e tërmetit ka mbetur në letër dhe investimet private duken të paqëna," thekson Selami Xhepa.
Zef Preҫi mendon, se "kriza në ekonominë shqiptare është e pranishme në vazhdimësi". Argumentat e tij janë mungesa e prodhimit vendas, një ekonomi që bazohet në shërbime, në eksportimin e fuqisë punëtore dhe lëndëve të para të papërpunuara. „Braktisja e vendit tregon praninë e krizës”, thekson ai.
Si masë urgjente nga qeveria ai konsideron rishikimin e ligjit për buxhetin e shtetit 2020 dhe integrimin në ligjin e riparë të planit të rindërtimit nga pasojat e tërmetit dhe planin e tanishëm të mbështetjes financiare për të shmangur falimentimin e bizneseve dhe rënien ekonomike. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38