Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në shtator, me rifillimin e punimeve të Parlamentit pas pushimeve të gushtit, pritet që ato të votohen apo të rrëzohen nga deputetët.
Sipas qeverisë dy projektligjet në fjalë, të njohura si “Paketa anti shpifje” janë një përpjekje për të luftuar ” epideminë e Fake News – lajmeve të rreme-, për të mbrojtur fëmijët nga abuzimet on line, për të forcuar Autoritetin e Mediave Audio- Vizuale, (AMA).”
Paketa ligjore në fjalë është kritikuar ashpër nga gazetarë, shoqata të tyre dhe ato të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në një deklaratë publike të hartuar prej 10 syresh kjo paketë cilësohet si “Paketa ligjore e censurimit, e vendosjes së kontrollit administrativ mbi median on line”. 10 shoqatat kanë ngritur alarm publik alarm për cënimin serioz të lirisë së shprehjes nëse Parlamenti e miraton dhe i bëjnë thirrje deputetëve që në shtator të votojnë kundër.
Për opozitën jashtë parlamentit, të kryesuatr nga PD, me Paketën anti-shpifje qeveria Rama synon “të kontrollojë, gjobisë , mbyllë portalet kritike ndaj qeverisë”.
Pushtet i institucioneve administrative mbi mediat on line
Janë dy projektligje që përbëjnë “Paketën ligjore anti-shpifje” dhe kanë shkaktuar alarm dhe angazhim publik. Njëri i jep Këshillit të Ankesave tek AMA pushtetin që të detyrojë ofruesit e shërbimve on line në fushën e publikimeve të ndryshojnë / korigjojnë përmbajtjen e tyre, të publikojnë ankesa, që duhet të shfaqen njëlloj si reklamat on line, sa herë që në publikimet on line cënohet/dhunohet dinjiteti ose privatësia e qytetarëve. Në rast të kundërt Këshilli i Ankesave ka pushtetin të vërë gjoba që shkojnë deri në 10 milionë lekë ose 8.300 Euro. Këshilli i Ankesave do të menaxhojë edhe të drejtën e përgjigjes / replikës së palëve të prekura që nga qytetarët deri tek institucionet, anëtarët e qeverisë, deputetët, kryebashkiakët etj.
Projektligji i dytë ka të bëjë me një tjetër instituciion administrativ: Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postale (AKEP), të cili i jepet pushteti të vendosë inserte, njëlloj si reklamat tek portalet online, nëse Këshilli i Ankesave konstaton se ofruesit e publikimeve on line nuk kanë zbatuar ligjet e reja. Nëse portalet nuk zbatojnë edhe AKEP-it i jepet meligj e drejta t’u vërë gjoba që shkojnë deri në 10 milionë lekë ose 8.300 Euro, shumë që përbën në rastin më të mirë gjithë pagën vjetore të një gazetari që mund të gjobitet për një shkrim të vetëm on line, në rastin më të keq pagën e dy viteve.
Në dy projektligjet e mësipërme parashikohet që gjobat duhen paguar menjëherë dhe më pas subjektet e prekura mund t’i drejtohen gjykatës. Paketa ligjore e sapo miratuar nga qeveria përmban edhe detyrimin e krijimit në AMA të një regjistri të mediave on line. Dy projekligjet e saj nuk bëjnë diferencime mes portaleve të fuqishme on line dhe blogjeve individuale.
Paketa anti shpifje premisa për censurë dhe auto-censurë
Aleksandër Çipa, analist e pavarur në Tiranë dhe kryetar i Unionit të Gazetarëve Profesionistë, që ka firmosur deklaratën kundër paketës antishpifje paraqet për DW arsyet e kundërshtimit.
“Dy projektligjet, që ndryshojnë ligjet aktuale për AMA dhe AKEP, nuk janë hartuar pas një konsultimi / diskutiumi me grupet e interest. AMA dhe AKEP janë dy institucione publike, administrative që zgjidhen nga pushteti politik dhe nuk mund të bëhen garante të lirisë së mediave on line. Gjobat janë të papërballueshme nga gazetarët dhe redaktorët e mediave on line- gjë që krijon të gjitha premisat për censurë dhe auto censurë,” thotë Aleksandër Çipa .
Nga ana tjetër ekipet e AMA dhe AKEP, që do të gjykojnë publikimin ose jo të Fake News apo shpifjeve në median on line janë pjesë e këtyre institucioneve, “të zgjedhura dhe mbajtura nën ndikim nga politika ose grupet e mëdha financiare që flirtojnë me politikën e qeverisë” thekson ai.
Kristina Voko , kryeredaktorja e BIRN – Albania, organizatës mediatike, pjesëmarrëse në deklaratën publike kundër paketës anti-shpifje” thotë për DW, se „ më tepër se të luftojë Fake News dhe shpifjen qeveria synon të ngrejë një mekanizëm censure dhe kontrolli mbi mediat on line”.
“Në Europë, me përjashtimn të Rusisë asnjë vend nuk përdor institucione administrative si AMA për të rregulluar përmbajtjen e mediave on line. Gjobat janë dragoniane dhe shtyjnë gazetarët drejt auto-censurës dhe anashkalojnë ose i mbivendosen rolit të gjykatave. BIRN mendon se dy projektligjet janë një atentat ndaj lirisë së shprehjes dhe medias” thekson Kristina Voko.
Drejtuesja e ” Komitetit të Helsinkit” Erida Skëndaj në blogun e saj vë në dukje, se ” AMA nuk ka garanci për të qenë një institucion i pavarur politikisht pasi formula aktuale e përbërjes së saj është në favor të maxhoranxës socialiste”.
BE dhe OSBE: Projektligjet duhen përmirësuar
Paketa ligjore anti-shpifje është hartuar në konsultim me OSBE dhe BE. Përfaqësuesi për lirinë e medias në OSBE, Harlem Desir, në analizën ligjore të dy projektligjeve të bërë publike prej tij vë në dukje, se ” paketa ligjore anti shpifje ka nevojë për përmirësime të mëtejshme”
”AMA, si rregullatori medias audio- vizuale në Shqipëri nuk duhet të zëvendësojë gjykatat e pavarura ose mekanizmat vetë rregulluese për lirinë e shprehjes, të bllokojë përmbajtjen e publikimeve on line, të vendosë gjobat apo të përcaktojë modalitetet e së drejtës për përgjigje” vë nëdukje analiza ligjore e OSBE.
Dy projektligjet po shqyrtohen edhe nga BE. Ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi se ” BE po i shqyrton së bashku me partnerë të tjerë ndërkombëtarë” .
10 organizatat e gazetarëve dhe të të drejtave të njeriut i janë adresuar BE dhe OSBE për të kërkuar që të marrin parasysh objeksionet dhe komentet e tyre ndaj dy projektligjeve. Ato kërkojnë që kopetencat në luftën kundër Fake News dhe shpifjeve t’i marrin institucionet vetërregulluese që duhet të ngrihen nga komuniteti i gazetarëve dhe ekspertëve profesionistë për lirine e medias./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38