Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW: Në kohën e krizës së COVID-19, gjermanët i besojnë Merkelit
CDU dhe CSU kanë shënuar rritje masive në sondazhe, qeverisë po i jepet besimi maksimal. Një shenjë, se në kohë krize demokracia në Gjermani funksionon mirë, komenton Jens Thurau.
Kur gjendja bëhet serioze, populli mblidhet rreth qeverisë së tij. Gati gjithmonë është kështu, si në demokraci ashtu edhe tek qeveritë autoritare. Parë nga kjo nuk është ndonjë mrekulli, që qeveria gjermane në sondazhin e ARD-së për trendet në Gjermani ka fituar mjaft pikë. Por përmasat e kësaj mbështetjeje janë të habitshme.
Vetëm pak javë më parë, kur pakkush e dinte, se ç'ishte ky virus Corona, gjendja në Gjermani mund të përshkruhej kështu: Qeveria e CDU/CSU-së me SPD-në dukej se kishte arritur limitin e fuqive të saj, pakënaqësia e njerëzve ishte e pamohueshme, në zgjedhjet në Hamburg, CDU-ja pësoi humbje të ndjeshme. Qendra liberal-konservatore sinjalizonte gjithnjë e më shumë mbështetje për Të Gjelbrit, krahu i djathtë për populistët e AfD-së. Po tani?
Gjermania funksionon mirë në krizë
Demoskopët masin në këto javë një mbështetje kaq të madhe në popullsi për qeverinë si për asnjë koalicion tjetër që prej 23 vitesh. Angela Merkel, që në fillim të vitit, gati nuk dukej gjëkundi publikisht, shënon tani mbështetjen më të lartë mes gjermanëve në këtë legjislaturë.
Si e thamë: Në krizë njerëzit, sidomos gjermanët, nuk i ndryshojnë drejtuesit. Por në rastin e qeverisë gjermane në fillim të prillit 2020 shtohen edhe dy faktorë të tjerë: Imazhi i përmbajtur i vetë qeveritarëve dhe një efekt habie, narrativa e së cilës mund të rrëfehet kështu: Ky vend, ku shumë njerëz tundin kokën me mosbesim, që nuk po ia del të ndërtojë një aeroport në Berlin, ku shkollat janë në një gjendje të papranueshme, ku rrugët kanë nevojë për rikonstruktim - ky vend funksionon në krizë shumë mirë, sidomos po ta krahasosh në shkallë ndërkombëtare. E kjo i shkon në favor qeverisë.
Ne përjetojmë një kancelare, e cila dëgjon ekspertët e Institutit Robert Koch dhe respekton rekomandimet e tyre. Një kancelare, për të cilën prej vitesh thuhej, se fjalimet publike nuk janë specialiteti i saj, pikërisht ajo u flet qytetarëve në një fjalim televiziv me fakte, ndjeshmëri, e afërsi. Sigurisht që herë pas here ka grindje me kryeministrat e landeve për detaje, por papritur edhe federalizmi i shumëkritikuar po shihet si bekim, sepse reagohet sipas rajoneve në mënyrë specifike ndaj pandemisë.
Vendi e kupton, se ka shumë kryetarë këshillash bashkiakë, punonjës të zyrave të shëndetësisë apo kryetarë bashkie që janë të përgjegjshëm. E ndoshta turpërohen, se vetëm para disa javësh këta kërcënoheshin fizikisht nga të çmendur e të irrituar që njohin vetëm britmën si gjuhë.
Expertë shembullorë
Po kaq e rëndësishme: Gjermaninë e qetëson një grup ekspertësh shembullorë, si virologët e Institutit Robert Koch, që nuk thonë, se i dinë të gjitha mbi këtë virus. Që dukshëm përpiqen për të ruajtur qetësinë dhe vështrimin e përgjithshëm. Që flasin një gjuhë të qartë.
Mjafton një vështrim nga Britania e Madhe apo SHBA për të kuptuar, se kjo nuk është e vetëkuptueshme. Mund të thuhet, se është vlerësim për vendin dhe gjendjen e përgjithshme, që në sondazhe shumë vetë janë të shqetësuar për ekonominë në Gjermani, por personalisht vetëm një e treta kanë frikë për të ardhmen e tyre. Kush jeton në një vend, që pas 14 vitesh stanjacion ende i jep këtë siguri, ai nuk i ka punët keq.
Në fillim të epidemisë
Sigurisht: Ka shumë gjëra që duhen përmirësuar në sistemin shëndetësor. Tani po duken efektet negative të kursimeve, që spitalet i kanë kthyer më shumë në sipërmarrje ekonomike. Dhe Gjermania, këtë e thonë aktorë të ndryshëm, ndodhet në fillim të një epidemisë. Por shanset janë të mira, që përgjegjësit në politikë dhe popullsia ta përballojnë një rritje të mundshme dramatike të infeksioneve. Se si do të jetë Gjermania pasi të marrë fund kjo ëndërr e keqe, këtë nuk mund ta thotë kush me saktësi. Por për momentin, njerëzit i mbështesin masat drakoniane të kufizimit, sepse iu shpjegua qartë, se pse janë të nevojshme.
Në Brazil qytetarët ngrenë alarmin përditë duke përplasur tiganët kundër presidentit të tyre të papërgjegjshëm. Në Gjermani njerëzit nderojnë me duartrokitje mjekët, infermierët, policët, punonjësit e supermarketeve. Të shpresojmë që vendi ta marrë këtë si shkas për t'u dhuruar më shumë respekt këtyre profesioneve. Dhe për t'i paguar më mirë. /DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38