Flash News

KRYESORE

DW për protestën: Rama pranon 'shuplakën ndaj qeverisë', por studentët nuk ulen me të

DW për protestën: Rama pranon 'shuplakën ndaj

Protesta e studentëve të Universitetit të Tiranës, dhe të tjerqve në të gjithë vendin, ka hyrë sot në ditën e tetë. Sipas radios gjermane Dojçe Vele pritet përshkallëzimi i protestës dhe greva e urisë mbetet masa ekstreme. DW shkruan se Rama ka thënë sot në Parlament se studentët i kanë dhënë një shuplakë qeverisë dhe se i ka kërkuar me këmbëngulje studentëve negociata, por ata "kanë refuzuar, deri tani, ftesën e tij me të njëjtën këmbëngulje".

Radio gjermane thotë se studentët nuk duan asnjë ndërhyrje politike.

Fabio Dukagjini, student në vitin e  tretë të Inxhinjerisë Elektrike i tha tha DW , arsyet e refuzimit  të dialogut:

Le të na plotësojë kërkesat, pastaj bisedojmë. Nuk besojmë, deri tani nuk ka bërë asgjë për ne. Përballë tij mund të përҫahemi. Mund të ndërhyjë politika. Protestën tonë nuk e drejton askush, komunikojmë me njëri-tjetrin me ëhatsapp dhe rrjetet sociale, kemi dëbuar të rinj dhe të reja nga forumet rinore të partive që vijnë në protestë duke u hequr si studentë.

Kërkesat e studentëve përmbajnë tetë pika, ku përfshihen dyfishim i fondeve për universitetet publike, mundësi më të mira financiare për kërkim dhe eksperimentim, përfaqësim më i mirë i studentëve në bordet administrative.

Të fundit