Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW: Rebusi që pret Gjykatën Kushtetuese të zgjidhë krizën në Shqipëri
Të martën ( 6.08.2019) skadoi afati i regjistrimit në KQZ të partive politike në zbatim të dekretit të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për përsëritjen e Lokaleve 2019 më 13 tetor. Fjala është për PD dhe partitë e tjera të opozitës jashtë parlamentit, pasi maxhoranca socialiste dhe qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dekretin e 13 tetorit e quajnë antikushtetues. Skadim i afatit është një argument i freskët i mungesës së kompromisit politik dhe pakësimit të shanseve për një vendim pozitiv ndaj Shqipërisë në tetor lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.
Kaos, asnjë shenjë vullneti nga palët për kompromis
Dështimi i zbatimit të dekretit të Metës nga opozita jashtë parlamentit është i paralajmëruar. PD nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje me kryemnistër Ramën, që e akuzon së fundi për manipulim edhe të zgjedhjeve të 30 qershorit. Dekreti i Metës pranohet prej saj „de jure" por refuzohet „de facto". Ndërsa nga maxhoranca socialiste mosnjohja e dekretit është fakt që me zhvilimin e Lokaleve 2019, në 30 qershor. Ajo e quajti të martën "qesharake" thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria
Thirrjes së presidentit drejtuar forcave politike për t'u regjistruar në KQZ iu përgjigjën vetëm dy parti të opozitës jashtë parlamentare: Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane. Ashtu si pritej, KQZ nuk iu përgjigj kërkesës së tyre përderisa më herët i ka quajtur „ nul" dekretet e presidentit Meta.
PD ka paralajmëruar rifillimin e protestave në shtator për të rrëzuar qeverinë Rama, pavarësisht se nuk ia doli mbanë ta realizontë këtë me protestat kombëtare nga shkurti në qershor. Ulja në tryezën e bisedimeve dhe dialogu duket larg. Nuk ka asnjë shenjë vullnet të mirë nga qeveria, që tani zotëron edhe gjithë pushtetin lokal, as nga PD që të ecin drejt kompromisit. Rifillimi i protestave të opozitës parathotë rikthim potencial në kaos.
Si të vetmen zgjidhje që kjo të mos ndodhë dhe të rriten shanset për një vendim pozitiv në tetor lidhur me negociatat e integrimit në BE, Meta sheh përsëritjen e Lokaleve 2019, në 13 ose 18 tetor. Për Metën Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit mbeten "të paligjshme, votime dhe jo zgjedhje” përderisa zgjedhësit nuk patën alternativa konkurruese kandidatësh prej mospjesëmarrjes së opozitës. Mazhoranca socialiste e quajti të martën "qesharake" thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Jo vetëm kaq por Meta, përsëritjen e zgjedhjeve e lidhi të martën, me demokracinë dhe drejtësinë e pavarur: ” Pa zgjedhje, nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët", u shpreh ai në një postim në median sociale.
Meta: Maxhoranca socialiste pakicë me pushtet të paligjshëm
Kriza institucionale Kryeministri - Presidencë u rëndua më tej të martën, kur presidenti Meta e quajti mazhorancën socialiste, "një pakicë që nuk njeh rotacion, që nuk e do hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE , pasi ka për të humbur pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik”.
Mazhoranca socialiste nga ana e saj e akuzon Metën për "veprime anti-kushtetuese që cënojnë sovranitetin e popullit dhe Kuvendit” me dekretet e shfuqizmit të 30 qershorit dhe caktimit të 13 tetorit si datë e zhvillimit të Lokaleve 2019. Ajo po vijon procedurat për shkarkimin e tij dhe pret Komisionin e Venecias, të cilit i është drejtuar zyrtarisht, të vijë në shtatot në Tiranë për mbledhur fakte dhe dhënë opinionin e tij, nëse dekreti i Metës përbën ose jo shkelje të Kushtetutës.
Gjykata Kushtetuese ҫelësi i munguar për zgjidhjen e krizës
Opinioni i Komisionit të Venecias do të ketë ndikim mbi vendimin që do të marrë parlamenti për shkarkimin e Metës. Por fjalën e fundit dhe vendimin e jep Gjykata Kushtetuese, e cila prej dy vitesh nuk funksionon. Ende nuk janë miratuar kandidaturat e përzgjedhura për katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, pasi ata duhet të kalojnë të gjitha fazat e vettingut, proces që e shtyn ngritjen e Gjykatës Kushtezuese për një kohë të pacaktuar në vjeshtë.
Duket se Gjykata Kushtetuese është ҫelësi i zgjidhjes së krizës në Shqipëri. Mungesa e saj e ka lënë sistemin politik jashtë kontrollit dhe balancave të institucioneve dhe pushteteve.
Ndërkombëtarët: Topi në fushën e institucioneve vendase
Faktori ndërkombëtar i njeh si legjitime rezultatet e Lokaleve 2019 të 30 qershorit. Më shumë se interesi i zgjedhësve dhe pamundësia e tyre për të patur në zgjedhje alternativa politike nga bojkoti i opozitës duket se peshon për faktorin ndërkombëtar fakti që ato u zhvilluan qetë dhe pa incidente.
Për përsëritjen e ose jo të Lokaleve 2019, ky faktor nuk po ndërhyn por u drejton me këmbëngulje palëve thirrjen për t'u ulur në tryezën e bisedimeve. Për BE, SHBA,OSBE / ODIHR-i vendimi mbetet për t'u marrë nga autoritetet dhe institucionet vendase. Por për sa kohë institucione kyҫ, si Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksiononjnë, kriza politike ka gjasa të thellohet dhe të ulë në minimum shanset e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave në tetor. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38