Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
DW: Shqipërisë i ka dalë nami si "Kolumbia e Europës", s’po shënon suksese të ndjeshme dhe të qëndrueshme; reformat kanë ecur ngadalë
Viti 2018 për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën mund të quhet çdo gjë tjetër, por jo vit suksesi. Vërtet që Shqipëria dhe Maqedonia arritën si vende kandidate që Brukseli në qershor të vitit të ardhshëm të hapë negociatat e anëtarësimit. Por se si do të jenë forcat politike në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve europiane, e nëse do të ketë një shumicë për të hapur negociatat kjo nuk dihet.
Bosnja:
Megjithë miliardat e BE-së, një ushtri të tërë diplomatësh dhe ekspertësh, Bosnje-Hercegovina ofron imazhin e një shteti të dështuar. Për shkak se katolikët kroatë, 15% e popullsisë, ndjehen se janë mënjanuar në zgjedhjet e kaluara, ata bëjnë pakt me serbët ortodoksë të Milorad Dodikut. Ai kërkon ta ndajë që sot pjesën serbe, me rreth 1 milionë banorë nga Bosnje-Hercegovina dhe t'i bashkohet "republikës mëmë", Serbisë. Kjo bën që të mos dihet se kur do të përfundojë krijimi i qeverisë. Sepse nuk mund të funksionojë një pakt i tillë kundër vullnetit të myslimanëve boshnjakë, që përbëjnë me rezultat të ngushtë shumicën e popullsisë.
Maqedonia:
Me pikëpyetje është po ashtu, nëse Maqedonia deri në atë kohë do të mund të ketë zgjidhur grindjen dhjetëra vjeçare me Greqinë për çështjen e emrit dhe të ketë marrë emrin e ri "Maqedonia Veriore". Në parlamentin grek një shumicë për këtë është edhe më e pasigurtë se në parlamentin maqedonas.
Kosova:
Por më keq gjendja paraqitet në Kosovë: Qeveria dhe popzita bllokojnë në parlament njëra-tjetrën, duke sjellë një gjendje të paralizës politike. Misioni më i madh i BE për drejtësinë, EULEX pas 10 vjetësh dhe disa aferash korrupsioni brenda radhëve të veta duket sikur është dorëzuar. Popullsia shqiptare në shumicë, përkundër vullnetit të BE-së e dha sinjalin për krijimin e një ushtrie të vetës, dhe vendosi 100% dogana ndëshkuese për mallrat nga fqinji i padashur, Serbia. Dialogu i pasuksesshëm Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE prej vitesh tanimë është ndërprerë.
Shqipëria:
Shqipëria që i ka dalë nami si "Kolumbia e Europës", ende nuk shënon suksese të ndjeshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër kultivimit të drogës. Edhe reformat politike, si ristrukturimi i drejtësisë kanë ecur ngadalë.
Mali i Zi
Në Malin e Zi negociatat e anëtarësimit nuk kanë ndryshuar asgjë në atë që Milo Djukanovic që në maj u zgjodh president i vendit, përkundër të gjitha rregullave demokratike mbetet në këtë minishtet etaloni i të gjitha gjërave. Ai sundon prej 27 vjetësh e ndjehet ndërkohë kaq i fuqishëm, saqë në fund të nëntorit lejoi arrestimin e kreut të opozitës, Nebojsa Medojevic, megjithëse ai zotëron imunitet si anëtar i parlamentit.
Serbia:
Në Serbi njeriu i fortë që sundon në vend e gjithçka është presidenti, Aleksandar Vuçiq. Ai kontrollon parlamentin dhe drejtësinë, si mediat dhe policinë.
Pse ndikon kaq pak politika e BE-së në Ballkan?
"Cili është shkaku i dështimit të deritanishëm të BE në Ballkan", pyet ekspertja Gudrun Steinacker. Ajo ka qenë ambasadore në Shkup dhe Podgoricë dhe konsiderohet një nga njohëset më të mira të rajonit. Për herë të parë ka folur dikush nga qarqet e brendshme për deficitet e politikës së Ballkanit. Steinacker kritikon veçanërisht strategjinë e re të BE për Ballkanin Perëndimor të paraqitur në shkurt të këtij viti. Aty "gjenden analiza, por jo receta të reja", thotë ajo. Nga ana tjetër reflektohet shumë pak "në mënyrë vetëkritike se çfarë ka ndodhur dhe çfarë duhet bërë". Gudrun Steinacker shikon një gabim sistemik të BE-së në Ballkan. Përgjegjësi bëhet zbatues, sipas saj. "Të njëjtat qeveri, në masë të madhe me të njëjtët politikanë, që janë përgjegjës për gjendjen kritike do duhet tani të rregullojnë punët".
Edhe ekspertë të tjerë në Ballkan arrijnë në të njëjtat përfundime: Ekonomisti amerikan me origjinë nga Beogradi, Branko Milanovic, drejtori i degës boshnjake të Transparency International, Srdjan Blagovcain e të tjerë theksojnë se në sistemet politike të 6 vendeve të Ballkanit bëhet fjalë për gjoja-demokraci, ku përmes manipulimeve masive, në krye del gjithmonë vetëm një parti.
Nga ana tjetër parti jodemokratike të prera për kryetarin e tyre e sigurojnë pushtetin përmes një sistemi klientelist. Në qendër të politikës nuk janë programe liberale dhe ideologji, në qendër është vjedhja dhe synimi që të mirat e siguruara të shpërndahen tek klanet e mbështetësve.
Ekspertët perëndimorë dhe vendas janë të mendimit, se kjo gjendje e vështirë mund të përmirësohet vetëm me tërheqjen e shoqërisë civile, mediave dhe organizatave jofitimprurëse. Sepse politikanët e gjithpushtetshëm do të bëjnë gjithçka për të ruajtur monopolin e pushtetit. Si pasojë, BE-së ata i provojnë se kanë vullnetin për gjoja reforma. Por rregulloret e ligjet më të mira nuk kanë asnjë efekt, nëse nuk praktikohen. Në të vërtetë bëhet gjithçka në Ballkan për të penguar modernizimin dhe progresin ashtu siç kuptohet në BE. Sepse një gjë e kanë të qartë të pushtetshmit në Ballkan: Nëse normat e BE vërtet vihen në jetë, ata e kanë të humbur pozitën./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38


