Flash News

KRYESORE

DW zbulon kërkesën që Merkel do t’i bëjë Haradinajt në takimin e 6 qershorit

DW zbulon kërkesën që Merkel do t’i bëjë

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të zhvillojnë një tjetër takim më 6 qershor. Gazetari i DW-së, Bahri Cani informoi se referuar burimeve të tij, takimi mes të dyve do të zgjasë rreth 1 orë. Temë diskutimi përveç dialogut, do të jetë edhe taksa 100%.

“Sipas informacioneve ky takim do të zgjasë përafërsisht një orë dhe temë kryesore do të jetë dialogu Kosovë- Serbi, si dhe raportet Kosovë- Gjermani e përgatitjet për Samitin e Parisit që do të mbahet me 1 korrik. “Pamë edhe një delegacion francezo- gjerman në vizitë në Prishtinë pasi ata nuk duan që çdo gjë t’ia lënë rastit por të përgatiten më mirë për këtë konferencë.

Merkel është angazhuar edhe vet për zgjidhjen e problemeve në Ballkan. Merkel do të kërkojë shpjegime shtesë për mundësinë e heqjes së taksave ndaj Serbisë. Takimi do të mbahet në dyer të mbyllura dhe nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për shtyp”, tha Cani.

Ndërkohë kancelaria gjermane tashmë ka publikuar njoftimin zyrtar rreth këtij takimi. Aty thuhet se do të flasin raportet mes Gjermanisë e Kosovës, por edhe për raportet e Kosovës me Serbinë.

Kancelarja gjermane është angazhuar bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron në gjetjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Të fundit