Flash News

KRYESORE

Dy aksidente automobilistike njëri pas tjetrit, viktimat një burrë dhe një fëmijë

Dy aksidente automobilistike njëri pas tjetrit, viktimat një

Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur sot në Shqipëri, me distancë prej thuajse 1 ore prej njëri tjetrit.

Një fëmijë i moshës 8 vjeç humbi tragjikisht jetën në Durrës pasi një furgon e përplasi për vdekje teksa po kalonte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:05, në fshatin Jubë. Drejtuesi i furgonit, 66 vjeç u vu menjëherë në pranga.

Një tjetër aksident u pasua rreth një orë më pas, 17:50.  Aksidenti ndodhi në aksin Fier- Lushnje, saktësisht në fshatin Krutje ku një ambulancë doli nga rruga dhe si pasojë ndërroi jetë pikërisht pacienti 62 vjeçar që ndodhej brenda.

Drejtuesi i ambulancës, u dëmtua dhe u shtrua në spital për kurim.

Të fundit