Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Dy aksidente automobilistike njëri pas tjetrit, viktimat një burrë dhe një fëmijë
Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur sot në Shqipëri, me distancë prej thuajse 1 ore prej njëri tjetrit.
Një fëmijë i moshës 8 vjeç humbi tragjikisht jetën në Durrës pasi një furgon e përplasi për vdekje teksa po kalonte me biçikletë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 16:05, në fshatin Jubë. Drejtuesi i furgonit, 66 vjeç u vu menjëherë në pranga.
Një tjetër aksident u pasua rreth një orë më pas, 17:50. Aksidenti ndodhi në aksin Fier- Lushnje, saktësisht në fshatin Krutje ku një ambulancë doli nga rruga dhe si pasojë ndërroi jetë pikërisht pacienti 62 vjeçar që ndodhej brenda.
Drejtuesi i ambulancës, u dëmtua dhe u shtrua në spital për kurim.