Flash News

KRYESORE

Dy aktorët më të ndjekur në Turqi, projektet e të cilëve janë ndër më të suksesshmet edhe në Shqipëri

Telenovelat turke tashmë prej vitesh janë bërë pjesë e pandashme e televizionit shqiptar dhe janë shumë të ndjekura kudo në botë, duke thyer rekorde shikueshmërie dhe internacionale. Sidomos në vendet latine, të cilat deri para disa vitesh ishin të parët për telenovela të tilla.

Fama shkon njëherazi edhe për aktorët që luajnë në këto role, duke u bërë kështu ndikues në shumë sfera të jetës (lidhur me reklamat dhe ndikimin që kanë) e jo vetëm atë të filmit.

Nga të dhënat e fundit rezulton se aktorët më të ndjekur në Instagram janë Hande Erçel dhe Burak Ozçivit. Të dy aktorët kanë respektivisht 15.6 milion ndjekës. Kështu Hande dhe Burak janë aktorët më të ndjekur aktualisht në Instagram. Hande Erçel është shumë e njohur në vendin tonë nga roli i “Hajat” në serialin “Dashuria nuk njeh fjalë” ndërsa Burak Ozçivit luan rolin kryesor në serialin “Osmani”.

Të fundit