Flash News

KRYESORE

‘Dy anët e Vettingut’, ish-kryeministri Berisha: Gjah shtrigash për llogari të qeverisë

‘Dy anët e Vettingut’, ish-kryeministri Berisha: Gjah shtrigash

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të posaçme me shkrim për Zërin e Amerikës, është ndalur te procesi i Vetingut në drejtësi, duke e evidentuar pjesën që ai e sheh si 'një gjash shtrigash për llogari të qeverisë.'

Për Berishën vendi nuk ka mbetur pa gjykatë kushtetuese për faj të PD-së, por opozita ishte për “një Vetting që shkonte nga poshtë lart.”

Berisha sqaron më tej se Vetingu ka dy anë, atë që nxjerr nga sistemi njerëz dhe anën që bën gjah shtrigash për qeverinë.

“Nuk e lamë ne vendin pa gjykatë kushtetuese. Dhe në mënyrë absolute kjo ka qenë e qëllimshme. Se nëqoftëse vendi sot është pa Gjykatë Kushtetuese, ishte kjo që na ndau ne nga reforma pasi votuam ndryshimet kushtetuese. Ne ishim për një Vetting që shkonte nga poshtë lart dhe nuk krijonte vakum në sistem.

Ata që vlerësojnë reformën vetëm nga vetting-u që ka dy anë të padiskutueshme. Ka anën që nxjerr nga sistemi njerëz. Dhe anën që bën gjahun e shtrigave për llogari të qeverisë në mënyrë të padiskutueshme. Por ka një gjë themelore. Ky Vetting që bëhet thyen parimet universale, thyen parimet e mishëruara në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut”- shprehet Sali Berisha për ‘Zërin e Amerikës’.

 

 

Të fundit