Flash News

KRYESORE

Dy atentate brenda 48 orëve, Ardi Veliu ‘kërcënon’ vartësit në Tiranë dhe Elbasan: Zbardhni ngjarjet, ose ikni nga detyra

Dy atentate brenda 48 orëve, Ardi Veliu ‘kërcënon’

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit. Mësohet se, shkak i këtij takimi kanë qenë zhvillimet e fundit në vend, ku dy atentate me një të vdekur dhe një të plagosur rëndë kanë tronditur opinionin publik.

Gjatë takimit të sotëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ka paralajmëruar vartësit e tij të marrin masa të menjëhershme në zbardhjen e ngjarjeve ose do të ketë largime nga detyra. Veliu është treguar i prerë në mbledhjen e sotme, duke bërë të qartë se qëndrimi në detyrë i drejtuesve të Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit varet nga zbardhja ose jo e këtyre ngjarjeve.

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm është hartuar një plan masash për kontroll territori duke ngritur postblloqe që kontrollojnë personat që janë në kërkim apo që qarkullojnë me armë.

Kujtojmë se, dy atentate të ndodhura në një afat kohor prej rreth 48 orësh, tritoli në makinën e Preng Gjinit dhe vrasja  e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i akuzuar si grabitësi i një shume të madhe parash në Rinas, kanë ngjallur panik tek qytetarët duke vënë në pikëpyetje sigurinë.

Të fundit