Flash News

KRYESORE

Dy automjete digjen nga flakët gjatë natës në Elbasan, njëra në pronësi të drejtorit të ISHSH

Dy automjete digjen nga flakët gjatë natës në Elbasan,

Dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Elbasan në harkun kohor të 30 minutave. Mësohet se, mjetet janë djegur rreth orës 03:00-03:30 në lagjen “Beqir Dardha” dhe “Haxhias”.

Automjeti i parë i djegur në lagjen “Beqir Dardha”, ishte i tipit “Audi” me targë AA 300UT. Policia dhe shërbimi zjarrfikês u njoftuan nga banorë të lagjes për ngjarjen. Shërbimi zjarrfikës ka arritur të shuante flakët në kohë, ndërsa automjeti mbeti i djegur pjesërisht. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti ishte i parkuar aty që nga fundjava dhe se është në pronësi të shtetasit Bendi Musai, aktualisht drejtor i ISHSH për Elbasanin.

Paraprakisht policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme të automjetit në pronësi të tij për shkak të detyrës dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë, automjeti tjetër i djegur në lagjen “Haxhias” rreth orës 03.30 është një mjet tip “Pezho” me targë AA 197 HY në pronësi të shtetasit Tomorr Panxhi. Në këtë rast mbeten të paqarta rrethanat e përfshirjes nga zjarri të këtij automjeti .

Të fundit