Flash News

KRYESORE

Dy bashkëpunimet sekrete të Rita Orës me reperin Sean Paul

Dy bashkëpunimet sekrete të Rita Orës me reperin Sean Paul

Sipas "Daily Star Online", Rita ora dhe reperi i njohur Sean Paul kanë incizuar dy këngë, në mënyrë sekrete.

Njëra titullohet "Call on me" dhe do të publikohet brenda këtij viti.

Në prapaskenat e ‘Radio 1’s Big Weekend’ në Middlesbrough, Sean ka folur me ‘Daily Star’:

“Unë dhe Rita njihemi prej një kohe të gjatë tashmë. Ne kemi punuar bashkë dhe tani po vendosim se cila nga këngët është e duhura për të publikuar në fillim. Janë dy këngë. Mua më pëlqen shumë njëra prej tyre. Tingëllon shumë ‘Sean Paul’”.

Kënga ‘Call On Me’ flet për personat e familjes apo miqtë që gjithmonë të gjenden pranë kur ke nevojë për ta.

 

Të fundit