Flash News

KRYESORE

Dy herë brenda një muaji, treni i mallrave del nga shinat në Ishm

Dy herë brenda një muaji, treni i mallrave del nga shinat në Ishm

Një tren mallrash ka dalë nga shinat pranë Ishmit për herë të dytë në harkun e një muaji. Treni udhëtonte nga Mali i Zi në drejtim të Elbasanit dhe 13 vagonët e tij ishin të ngarkuar me skrap dhe gurë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 në afërsi të stacionit të Ishmit

Amortizimi i binarëve që mbajnë shinat, është shkaku i aksidentit, ashtu si edhe në rastin e ngjashëm të datës 28 nëntor të këtij viti.

Fatmirësisht në të dy rastet nuk pati persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave Durrës të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.

Të fundit