Flash News

KRYESORE

Dy deputetë të PD mbështesin kauzën e artistëve për teatrin: Po falet prona publike, ndal rrënimit të qytetit

Dy deputetë të PD mbështesin kauzën e artistëve

Edhe gjatë ditës së sotme, artistët kanë vijuar me protestën e tyre kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Protestës i janë bashkuar edhe deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Romeo Gurakuqi. Pas firmosjes së peticionit, Gurakuqi dhe Tabaku kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe të bashkisë, ndërsa u shpreh se po grabitet prona publike dhe qyteti po shitet.

“Kam ardhur për të mbrojtur pronën publike, të cilën një grup i caktuar ekonomik me interesa politike po  tenton ta tjetërsoj. Një grup i caktuar politik, për interesa të caktuara po tenton ta shpronësojë.  Në asnjë vend në botë një qeveri nuk ka marrë për të transformuar pronën publike për t’ia dhënë privatit. Do jem përkrah jush si një qytetar i këtij qyteti dhe i Republikes së Shqipërisë”, ka pohuar ndër të tjera Gurakuqi

“A e shembëm stadiumin. Sot nuk është as stadiumi. Qyteti pak nga pak po shitet dhe po falet. Unë kam reaguar në datën 8 qershor kur doli për herë të parë ligji. Parlamenti nuk është zyrë koncesionesh. Kjo është marrëveshja me madhe që po bëhet. Kryetari i bashkisë e di që prona nuk mund të transformohet dhe këtë ligj e kanë sjellë në parlament. Prona publike po falet. Ka ardhur koha që ne t’i themi ndal rrënimit të qytetit. T’i themi ndal grabitjes. Që na nesër fillon lufta në Komisionet parlamentare sepse këtu po flasim për vjedhje dhe grabitje. Nuk flasim për ndërtimin e një ndërtese të bukur. Flasim për prishjen e të vetmes ndërtesë që ka mbetur”, ka deklaruar Tabaku.

Artistët deklaruan po ashtu se protesta do të vijojë deri në tërheqjen e projektligjit të Qeverisë.

Të fundit