Flash News

KRYESORE

Dy deputetë të PS-së amendament Braçes; duan rrugë të re për të lidhur Tiranën me Krujën

Dy deputetët e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni dhe Ilir Beqaj i kanë dërguar një amendament kryetarit të komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ku i kërkojnë që në financimet e brendshme të Ministrisë së Transporteve dhe Energjisë, në programin Transporti Rrugor, nënndarja “Studime Projektime” 04520 të shtohen fonde për “Studim fizibiliteti për rrugën Krujë-Tiranë (nëpërmjet Paskuqanit).

Në një status në rrjetin social Facebook, Gjermani thotë se konkretizimi i idesë së 30 viteve më parë, për të lidhur direkt Tiranën me Krujën me një rrugë që përshkruhet në jo më shumë se 20 minuta, mbetet ende aktuale.

“Nëse distanca Tiranë – Krujë, do të përshkruhet në jo më shumë se 20 minuta oferta turistike e Krujës do të bëhet pjesë integrale e ofertës turistike të Tiranës dhe gjithë destinacionet turistike të Krujës do të jenë lehtësisht të aksesueshme, qoftë Kështjella mesjetare dhe dy muzetë unikë të Krujës, qoftë objekti fetar i Sarisalltikut dhe më tej qoftë Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, do të jenë shumë më lehtë të arritshme nga turistët vendas e të huaj”, shkruan Gjermeni.

Postimi i plotë

Sot, depozituam së bashku me kolegun Ilir Beqaj amendamentin për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019", për financimin e “Studim fizibiliteti për rrugën Krujë – Tiranë".

Momentalisht, distanca nga Tirana për në Krujë përshkohet për rreth 40 minuta, për arsye të trafikut të rënduar që kalohet në aksin nacional në Fushë Krujë. Edhe përfundimet e investimeve të reja infrastrukturore, nuk pritet të bëjnë një reduktim të ndjeshëm të kohës së udhëtimit për në qytetin turistik të Krujës.

Për këtë arsye, konkretizimin e idesë së 30 viteve më parë, për të lidhur direkt Tiranën me Krujën me një rrugë që përshkruhet në jo më shumë se 20 minuta, mbetet ende aktuale.

Nëse distanca Tiranë – Krujë, do të përshkruhet në jo më shumë se 20 minuta oferta turistike e Krujës do të bëhet pjesë integrale e ofertës turistike të Tiranës dhe gjithë destinacionet turistike të Krujës do të jenë lehtësisht të aksesueshme, qoftë Kështjella mesjetare dhe dy muzetë unikë të Krujës, qoftë objekti fetar i Sarisalltikut dhe më tej qoftë Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, do të jenë shumë më lehtë të arritshme nga turistët vendas e të huaj.

Gjithashtu, në momentin që rruga Tiranë - Krujë do të jetë e përfunduar, çelet perspektiva që të rikonstruktohet edhe pjesa e mbetur e rrugës që lidh Krujën me Burrelin, ndërsa pjesa tjetër e rrugës është asfaltuar në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës.

Lidhja e Tiranës me Krujën dhe e Krujës me Burrelin është edhe dëshmi e nxitjes së zhvillimit rajonal në një zonë të caktuar, pasi rruga përshkuan të tri qarqe: Tiranë, Durrës dhe Dibër.

Të fundit