Flash News

KRYESORE

Dy deputetë të rinj marrin mandatet, dy të tjerë dorëzojnë formularët në KQZ

Dy deputetë të rinj marrin mandatet, dy të tjerë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatet e deputetëve Arlind Çarçanit dhe Halil Jakimit. Dy deputetët kanë qenë pjesë të listave të Partisë Demokratike në qarqet e Korçës dhe Dibrës. Ata kanë pranuar mandatet për të zëvendësuar kolegët e tyre që janë larguar nga Kuvendi si një vendim i marrë në mënyrë unanime nga strukturat drejtuese të partisë dhe kryetari Lulzim Basha.

Me betimin e deputetëve të rinj, numri i përgjithshëm në sallë shkon në 102.

Ndërkohë, në KQZ kanë dorëzuar sot formularet e dekriminalizimit dy kandidatë tjerë. Bëhet fjalë për Andi Përmetin nga lista e PD-së në Korçë dhe Eugen Bojaxhi nga lista e LSI-së në qarkun e Beratit. Ata kërkojnë të hyjnë gjithashtu në Kuvend si pjesë e të ashtuquajturës ‘opozitë e re’.

Deputetët e rinj:

  1. Ylli Shehu - LSI
  2. Enver Roshi - LSI
  3. Edmond Rrushi - LSI
  4. Aurora Mara - LSI
  5. Elda Hoti - LSI
  6. Erdiola Braha - LSI
  7. Edlira Hyseni - LSI
  8. Ralf Gjoni – LSI
  9. Nimet Musai – LSI
  10. Enada Koçiraj – LSI
  11. Amra Borova – LSI
  12. Lefter Maliqi - PD
  13. Majlinda Halilaj - PD
  14. Ligoraq Karamelo – PD
  15. Alban Zeneli - PD
  16. Arben Elezi – PD
  17. Adriatik Alimadhi – PD

Kanë dorëzuar formularët:

  1. Korab Lita - PD
  2. Halil Jakimi - PD
  3. Arlind Çaçani - PD
  4. Andi Përmeti – PD
  5. Eugen Bojaxhi - LSI

Të fundit