Flash News

KRYESORE

Dy deputetet e PD firmosin peticionin për Teatrin Kombëtar, apel Metës: Mos i hap rrugë projektligjit

Dy deputetet e PD firmosin peticionin për Teatrin Kombëtar, apel

Prej ditës së premte, artistët dhe qytetarët janë mbledhur për të protestuar në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar. Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë firmosur peticionin për të kundërshtuar shembjen e teatrit.

Paraditen e sotme janë bashkuar edhe dy deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi. Në një prononcim për mediat, Vokshi i bëri thirrje Preisdentit Meta që të mos i hapë rrugë projektligjit të miratuar pak ditë më parë në Këshillin e Ministrave, pasi Rama e Veliaj synojnë të zaptojnë truallin e Teatrit Kombëtar dhe në vend të tij të ndërtojë 6 kulla.

“Sot bashkë me mua është edhe kolegia Dhurata Çupi. Jemi këtu  për t’ju përgjigjur thirrjes së artistëve për të firmosur peticionin që i bën thirrje autoriteteve që të mos lejohet miratimi i një projektligji mafioz, një akt antikushtetues e kriminal.

Ardhja e dy deputetëve të PD për të firmosur këtë peticion tregon se PD është e angazhuar për të përdorur çdo mjet për t’i thënë ndal këtij akti kriminal, që shkatërron një godinë historike më e vjetër e Tiranës, që përmban vlera kulturore dhe historike. Ramës nuk i intereson arti e kultura, ka të bëjë vetëm me kullat, i intereson të shembet tetarin për të ngritur në territorin që i përket teatrit , janë  8 mijë metra katror do ja japë kompanisë Fusha për të ngritur 6 kulla të larta, 3 në territorin e TK  që nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës dhe Veliajt se nuk do preket sipërfaqja e TK.

I bëjmë thirrje Metës që të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues që grabit shqiptarët dhe për tu pasuruar me paratë e krimit dhe korrupsionit. Kapja e 3.4 mln euro me garant Taulant Ballën e vërteton këtë.

Duke qenë se vendi s’ka as Gjykatë Kushtetuese për ta penguar, e drejta për tokën e TK tregon se Rama ka bërë një puc kushtetues, drejtësia nuk funksionon.

I bëj thirrje edhe deputetëve të tjerë për të firmosur peticionin, edhe PS se kjo është një çështje që nuk i përket partive politike. Të bëhemi bashkë për ta mbrojtur teatrin që të mos kullëzohet me para të krimit”, u shpreh Vokshi.

Të fundit