Flash News

KRYESORE

Dy deputetë u shndërruan në truproja. Pas sherrit, Veliaj strehohet në një tjetër sallë

Në Komisionin e Edukimit debati midis kryebashkiakut Erion Veliaj dhe deputetëve të opozitës rrezikoi të degradonte në përplasje fizike.

Deputetët e Partisë Demokratike u afruan pranë Veliajt duke tentuar ta nxjerrin atë jashtë sallës, meqenëse punonjësit e Gardës nuk po i bindeshin urdhrit të kryetares së Komisionit, Albana Vokshi. Në këtë moment, Veliajt i ka dalë në krah deputeti i PS, Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë.

Beqaj ka debatuar ashpër me kolegët e opozitës gjatë kohës që qëndronte mbi shpinën e Veliajt. Në rolin e truprojës, ish-ministri mori në mbrojtje kryebashkiakun, i cili ndonëse kishte futur në kaos komisionin, refuzonte të dilte nga salla.

Pas sherrit, ai u largua nga salla e Komisionit të Edukimit, ndërkohë që në korridoret e Kryesisë së Kuvendit është shoqëruar nga një tjetër deputet i PS, Ulsi Manja. Manja e strehoi përkohësisht Veliajn në ambientet e Komisionit të Ligjeve, që drejtohet prej tij.

Sherr te Komisioni i Medias, Flamur Noka tenton të nxjerrë me forcë Erion Veliajn, ndërhyn menjëherë garda

Të fundit