Flash News

KRYESORE

Dy diplomate nga Kosova ngushëllojnë ministrin Bushati: Të priftë e mbara miku ynë

Ditmir Bushati është në pritje të dekretimit të shkarkimit të tij nga Presidenti Meta për t’u larguar nga detyra e Ministrit të Jashtëm, post që e mban prej më shumë se pesë vitesh.

Në adresë të Bushatit ka pasur disa mesazhe ‘ngushëlluese’, ku më të fundit janë të Vlora Çitakut [ambasadore e Kosovës në SHBA] dhe Mimoza Kusarit [kryetare e Komunës së Gjilanit].

“Faleminderit @ditmirbushati per punen dhe perkushtimin! Te prifte e mbara gjithmonë”, shkruan Çitaku në ‘Twitter’.

“Faleminderit nga thellësia e zemrës @ditmirbushati për shërbimin ndaj vendit dhe kombit! Ishte nder dhe privilegj puna dhe bashkëpunimi si nga pozita e Ministres, ashtu edhe nga pozita e Kryetares së Komunës #Gjakovës Të priftë e mbara miku ynë”, deklaron Kusari Lila.

Në postin e Bushatit është vetë-emëruar kryeministri Rama, në mungesë të dekretit për Gent Cakajn.

Të fundit