Flash News

KRYESORE

Dy ditë para gjysmëfinales me Anglinë, Kroacia shkarkon zëvendës-trajnerin e Kombëtares

Dy ditë para gjysmëfinales me Anglinë, Kroacia shkarkon
Federata e Futbollit e Kroacisë ka shkarkuar ndihmës-trajnerin Ognjen Vukojevici, dy ditë para ndeshjes gjysmëfinale kundër Anglisë, pasi 34-vjeçari publikoi një video që i kushtohej me titullin ”lavdisë së Ukrainës”, pasi Kroacia fitoi Rusinë në çerekfinale të Kupës së Botës. Gjesti i 34-vjeçarit, i cili ishte së bashku me mbrojtësin Domagoj Vida u publikua në rrjetet teksa veprimet e tyre u kritikuan nga politikanët rusë, raporton 'The Guardian'. Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe organizatorëve të Kupës Botërore janë të përkeqësuar pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 nga shteti rus, i cili vend ka mbështetur edhe kryengritjet e separatistëve pro-rus në shtetin ukrainas “Federata kroate me këtë rast i kërkon ndjesë publikut rus për veprimet e një anëtari të delegacionit kroat”, shkruan në njoftimin e kombëtares kroate. Vetë dy protagonistët kërkuan falje dhe u shrehën se videoja nuk ka pasur ndonjë prapavijë politike. Të dy Vukojeviç dhe 29-vjeçari Vida kanë luajtur më parë për klubin ukrainas Dynamo Kiev.

Të fundit