Flash News

KRYESORE

Dy ditë para skadimit të afatit, fluks në gjendjen civile të Paskuqanit, për saktësimin e plotë të adresave

Dy ditë para skadimit të afatit, fluks në gjendjen civile të

Kur duhen edhe dy ditë para skadimit të afatit, 27 korrikut, zyra e gjendjes civile të Paskuqanit, si pjesë e  njësisë së tij bashkiake Kamez, ka pasur një fluks të madh në drejtim të pajisjes së qytetarëve me certifikata të nevojshme. Krahas shërbimeve të tjera ligjore dhe saktësimit të plotë të adresave, zyra punon me ritme të larta për t’iu përgjigjur në kohë qytetarëve për shërbimet e kërkuara”.

“Gjendja Civile është një shërbim tjetër në Njësinë Administrative të Paskuqanit që gjatë këtyre ditëve ka pasur një fluks të madh në drejtim të pajisjes së qytetarëve me certifikata të nevojshme. Edhe në këtë drejtim po punohet krahas shërbimeve të tjera ligjore dhe saktësimit të plotë të adresave. Siç bëhet e ditur nga punonjësit, vijon puna e përditshme me dhënien e certifikatave, si dhe akteve e shërbimeve të tjera, duke synuar për një shërbim të shpejtë dhe korrekt për qytetarët. Ky shërbim kryhet në koordinim me zyrën e One Stop Shop-it që është pranë kësaj njësie administrative. Duke qenë se ka një fluks kërkesash për shërbime nga emigrantët që kthehen gjatë sezonit veror, edhe në zyrën e Gjendjes Civile në Paskuqan është punuar me ritme të larta për t’iu përgjigjur në kohë qytetarëve për shërbimet e kërkuara.

Ndërkaq, edhe pse është sezon veror, vërehet mobilizim i plotë i administratës së Njësisë Administrative Paskuqan për të përballuar shërbimet ndaj qytetarëve. Përveç zyrës së Gjendjes Civile, është edhe zyra e Taksave Vendore, e cila vazhdon të kryejë me korrektësi detyrat e saj, duke ndërgjegjësuar qytetarët për detyrimet që mbartin ndaj institucionit për të marrë shërbimin e nevojshëm. Gjithashtu, edhe zyra rajonale e Ujësjellësit në Paskuqan po punon intensivisht për të ofruar shërbim cilësor. Edhe zyra e Kadastrës në këtë njësi administrative ofron shërbime të rëndësishme, duke inventarizuar të gjitha pronat shtetërore brenda territorit të njësisë administrative dhe duke i shoqëruar me harta treguese. Janë evidentuar të gjitha konfliktet në lidhje me pronat e ndryshme dhe u janë zgjidhjet e duhura teknike dhe ligjore.”

 

Të fundit