Flash News

KRYESORE

Dy ditë pas vizitës së Ramës, PD-LSI shkarkojë nga detyra tre përfaqësues të PS-së në Gjirokastrës

Dy ditë pas vizitës së Ramës, PD-LSI shkarkojë nga

Me votat e këshilltarëve të opozitës, është shkarkuar nga detyra, Sekretari i Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, Semi Goli. Ky i fundit, ishte zgjedhur në këtë post si përfaqësues i Partisë Socialiste ndërkohë që në vend të tij është zgjedhur, Spartak Drasa, përfaqësues i Partisë Demokratike.

Gjithashtu, me shumicë votash, Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës ka shkarkuar nga detyra dy këshilltarët socialist të qarkut, Armand Hilaj dhe Shkëlqim Guce dhe në vend të tyre u zgjodhën, Dasho Aliko dhe Beqir Gjika, përfaqësues të PD-së. Këshilltari i qarkut, Armand Hila, mbante dhe postin e kryetarit të qarkut dhe tashmë me shkarkimin e tij e humbet edhe këtë atribut.

Kjo lëvizje e PD-së dhe LSI-së në Gjirokastrës vjen vetëm dy ditë pas vizitës që kryeministri zhvilloi në këtë qark.

Të fundit