Flash News

KRYESORE

Dy fëmijë shqiptarë mbyten në një lumë në Francë, e ëma në gjendje shoku

Dy fëmijë shqiptarë mbyten në një lumë në

Dy fëmijë shqiptarë nga Kosova kanë humbur tragjikisht jetën duke u mbytur në një lumë në Le Moingt, Francë.

Ngjarja ka ndodhur të martën dhe dy viktimat mësohet se janë vëlla dhe motër, të lindur në vitin 2017 dhe 2014.

Mediat kosovare raportojnë se nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete orët e pasdites për të luajtur pranë lumit që kalon afër zonës së blerjes Montbrison.

Sipas deklaratave të saj, më i riu nga fëmijët fillimisht ra në ujë. Pas kësaj, motra e tij u përpoq ta kapte para se edhe ajo të rrëmbehej nga rryma e ujit.

Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i shpëtonte. Ajo u shtrua në spital në gjendje shoku ndërsa Prokuroria e Saint-Etienne ka hapur një hetim dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave.

Të fundit