Flash News

KRYESORE

“Dy fëmijë u morën peng në Shkodër; u liruan pasi familjet paguan gjobat”

“Dy fëmijë u morën peng në Shkodër; u liruan pasi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar disa ngjarje të tjera të rënda që kanë ndodhur së fundmi në Shkodër.

Përveç vrasjeve dhe rrëmbimeve që kanë prishur qetësinë e qytetarëve, Basha foli edhe për pengmarrjen e dy fëmijëve. Gjatë mbledhjes së opozitës së zhvilluar në këtë qytet, Basha tha se fëmijët u liruan nga agresorët vetëm pasi ishin paguar gjobat e vendosura.

“Nga mediat lokale raportohet edhe për rrëmbimin e dy fëmijëve si pjesë e skemave mafioze, të cilët për fat të mirë nuk janë dëmtuar por janë rikthyer në gjirin e familjes, por vetëm pasi mafia dhe krimi i organizuar kanë arritur qëllimin e tyre të gjobëvënies”, u shpreh kryeopozitari.

Basha kërkoi nga drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, që të japë dorëheqjen nëse nuk e lufton dot krimin, pasi në të kundërt do të mbahet përgjegjës njësoj si kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj,

Ky është drejtori i policisë së Shkodrës, të cilit i ka dalë situata e krimit jashtë kontrollit

Mbledhja në Shkodër/ Lulzim Basha flet për situatën alarmante: Rama dhe Xhafaj kanë fuqi vetëm në letër, territori kontrollohet nga bandat

Të fundit