Flash News

KRYESORE

Dy gazetaret e njohura shqiptare të punësuara dhe në Ujësjellës, publikohen rrogat që marrin si këshilltare specialiste

Dy gazetaret e njohura shqiptare të punësuara dhe në

Gazetaret e njohura shqiptare përveçse punojnë në media, rezultojnë të punësuara edhe në UKT – që është nën varësinë e Bashkisë së Tiranës.

Mira Kazhani e cila drejton portalin “TiranaPost” dhe Bieta Sulo që punon në Top Channel ku ka dhe emisionin e vet pasdite – rezultojnë të punësuara dhe në UKT.  Fabian Topallaj ka qenë i pari që ka postuar listëpagesat me emrat e tyre ku konkretisht Kazhani paguhet me 83`000 lekë të reja dhe Bieta me një pagë prej 55`000 lekësh.

“Nuk e kam zakon të merrem me gazetarët, sepse punën e tyre e konsideroj në cdo rast vlerë për shoqërine, por nëse rezulton e provuar se dy gazetarë marrin rrogë mujore nga Ujësjellësi Tiranë ky është një skandal i vërtetë që smund të kalojë kaq kollaj,”- shkruan Topallaj.

Këtë listë, më pas e ka postuar dhe ish-kryeministri Berisha, i cili e konsideron këtë një vjedhje të hapur publike. Berisha shkruan në Facebook:

I shifni keto Zj/znj!

Ne emer te pavaresise se shtypit, gazetare te teleblushit Kazhani dhe Sula marrin rroga 830000 lek nga parate e takspaguesve ne UK e Tiranes per sherbesat qi i bejne Edvin Hajdutit dhe Lal Plehut! Turp dhe krim!Vjedhje e hapur publike! sb

Të fundit