Flash News

KRYESORE

Dy gëzime në një ditë/ Meta uron PS, tregon dhuratën që i dërgoi Lulzim Bashës për ditëlindje

Dy gëzime në një ditë/ Meta uron PS, tregon dhuratën

Presidenti Ilir Meta  në daljen e tij të përjavshme me gazetarët e ka mbyllur komunikimin e tij me dy urime, për 29-vjetorin e PS, por edhe për ditëlindjen e kreut të opozitës, Lulzim Basha që sot mbush 46 vjeç.

Meta kërkoi prej të dyja palëve që të reflektojnë më shumë dhe të ofrojnë më shumë marrëveshje që i shërbejnë integrimit të vendit.

“Uroj PS dhe të gjithë socialistët, për këtë ditë të rëndësishme për ta dhe t’i vlerësoj për ato gjëra mjaft pozitive në historinë e demokracisë dhe të zhvillimit të saj. Shpresoj të jetë një ditë reflektimi për ata që drejtojnë sot dhe të gjithë tjerët.

Pa padyshim, kam nisur një urim dhe një shishe verë për zotin Basha dhe shpresoj që edhe ai ta kalojë gëzuar dhe dy palët të reflektojnë e të na japin marrëveshjeve të tjera që i shërbejnë plotësimit të 15 kushteve”, tha Meta.

Të fundit