Flash News

KRYESORE

"Dy gisht mjaltë" ka mbledhur më shumë se 1 milion euro, Mamaqi: Nëse nuk di të luash është si kumar

"Dy gisht mjaltë" ka mbledhur më shumë se 1 milion

"Dy gisht mjaltë" ka arritur një rekord që nuk ishte parashikuar. Filmi me një buxhet rreth 300 mijë euro ka arritur të mbledhë 1 milionë euro.

Në një intervistë për “CINEUROPA”, Ermal Mamaqi i cili në këtë film vjen edhe si aktor dhe si producent, ka thënë se filmin shumë shpejt do e shohim dhe në Amerikë.

Po ashtu ka treguar dhe për buxhetin e filmit dhe frikën e tij nëse do nxirrte paratë e humbura:

“Filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro në kinema dhe në muajin e parë shitëm 250 mijë bileta. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro. Gjysmat e parave ishin të miat dhe gjysmat e sponsorëve. Në fillim kisha frikë nëse do mund t’i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi. Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar."

Filmi "Dy gisht mjaltë" ka kaluar kufijtë shqiptar dhe po shfaqet edhe në kinematë europiane. Shumë shpejt do të jepet dhe në Amerikë.

Të fundit