Flash News

KRYESORE

Dy gra dhe një burrë tentojnë të vetëflijohen në qarkun e Fierit brenda një dite

Dy gra dhe një burrë tentojnë të vetëflijohen në

Tentativat e vetëvrasjeve janë rritur ndjeshëm kohët e fundit në vend. Këtë e tregojnë edhe statistikat e ditës së djeshme ku dy gra dhe një burrë kanë tëntuar t’i japin fund jetës, por fatmirësisht kanë shpëtuar.

Ngjarjet kanë ndodhur në qytetin e Fierit dhe të Lushnjës, ndërsa policia është mjaftuar me deklarata duke pohuar se ngjarjet i kanë kaluar Prokurorive të Shkallëve të Para për vlerësim.

Komisariati i Policisë Fier:

  • Më datë 14. 10. 2018, në fshatin Sektor-Seman, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja L. K., vjeçe 43, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnje

  • Më datë 14. 10. 2018, në fshatin Shegas, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetasja B. H., vjeçe 46, e cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje, për vlerësim.
  • Më datë 14. 10. 2018, në lagjen “Kongresi”, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore shtetasi A. K., vjeç 53, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje, për vlerësim.

Të fundit