Flash News

KRYESORE

Dy gra police i vënë prangat përdhunuesit në Rimini, Matteo Renzi: Kjo foto i thotë të gjitha

Dy gra police i vënë prangat përdhunuesit në Rimini, Matteo

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka publikuar një foto nga shoqërimi i një prej të akuzuarve për përdhunimin e një turisteje polake në Rimini. Dy gra police mbajnë nga krahët të akuzuarin e prangosur dhe e shoqërojnë për në makinën e policisë.

Renzi i konsideron këto dy gra si simbolin e një shteti që është më i fortë se kriminelët.

26 vjeçarja nga Polonia u përdhunua nga një grup të huajsh, në një prej plazheve të Riminit, ndërsa i dashuri i saj u rrah në mënyrë barbare.

Reagimi:

Janë dy gra të policisë që zvarrisin për në burg një nga kriminelët e përdhunimit në Rimini.

Në këtë foto është gjithçka.

Ka dhimbje për viktimën, dëshirë për drejtësi, por edhe forcë dhe fuqi të shtetit për ta dënuar pa lehtësira.  

Këto dy gra, këto dy profesioniste të sigurisë, janë simboli i një shteti që është më i fortë se kriminelët.

Faleminderit të gjithë atyre që punojnë çdo ditë që drejtësia dhe institucionet të triumfojnë.

Në këto çështje jemi të bashkuar, të gjithë së bashku.

Të fundit