Flash News

KRYESORE

Dy herë ndaj qytetarëve, të tretën herë Meta reagon ndaj policisë: Evitoni përdorimin e dhunës

Dy herë ndaj qytetarëve, të tretën herë Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar tre herë që nga nisja e protestës duke u bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos ushtrojnë akte dhune.

Por, pak minuta më parë, në reagimin e tij të tretë, pas dhunës ndaj Sahit Dollapit dhe përdorimit të gazit lotsjellës ndaj protestuesve, Meta i është drejtuar policisë duke i kërkuar që të evitojë përdorimin e dhunës së pa nevojshme.

“I bëj thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve”, shkruan Meta në reagimin e pak minutave më parë.

Dy reagimet e mëpashme të Metës, publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u bën sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët”.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”.

Të fundit