Flash News

KRYESORE

Dy humbje jete në 24 orët e fundit, pëson rënie numri i të prekurve nga covid-19 në Shqipëri

Dy humbje jete në 24 orët e fundit, pëson rënie numri i

Dy persona kanë humbur jetën nga covid-19 në Shqipëri, ndërsa 45 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy viktimat e prekura me coronavirusin e ri kishin sëmundje bashkëshoqëruese. Deri tani, numri i viktimave ka shkuar në 65.

"Një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës", thotë Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik.

Të fundit