Flash News

KRYESORE

Dy ish-të dashurit "do e kallin" verën bashkë me Lumi B

Nëse ka një shembull sesi miqësia mund të vazhdojë edhe pas një lidhjeje të përfunduar, ai rast është padyshim Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri. Dy artistët kanë qenë në një lidhje dashurie para shumë viteve por pasi i dhanë fund marrëdhënies së tyre dashurore, nuk i ndërprenë lidhjet por mbetën miq dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë. "Got ur back" ishte bashkëpunimi i tyre i dytë por i pari pas ndarjes dhe kjo vërtetoi se miqësia dhe profesionalizmi mes tyre është diçka që vlen. Mesa duket, ka ardhur sërish momenti që dy ndër këngëtarët e preferuar për shqiptarët, të bashkojnë forcat. Dafina Zeqiri e kishte paralajmëruar se po vjen me një super bashkëpunim por askujt nuk ia priti mendja se bëhej fjalë për Ledri Vulën. Dyshja do të rikthehet me fuqishëm se kurrë këtë verë sipas një raporti të Gazetës Blic, por edhe me një bashkëpunëtor tjetër. Lumi B do të jetë reperi i dytë që i bashkohet Dafinës dhe regjistrimet për këngën e re kanë përfunduar. Dafina tashmë i ka dhënë sinjalet e para të bashkëpunimit, pasi ka publikuar disa pamje nga xhirimi i klipit, ku ndodhet Lumi B me parukën e saj. Ky bashkëpunim me Ledrin dhe Dafin, vjen pas pesë vitesh nga bashkëpunimi i fundit dhe të tilla bashkëpunime prodhojnë veç hite, ndaj fansat janë të paduruar deri sa të dalë dhe klipi.
 
View this post on Instagram
 

jon do sene qe munesh mi thon vec n4 sy 👀👀 #dmp

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Të fundit