Flash News

KRYESORE

Dy kandidatë tjerë nga lista e PD-së kërkojnë mandatin; ‘Pensionisti’ dhe ‘Ballisti’ do hyjnë në Kuvend

Dy kandidatë tjerë nga lista e PD-së kërkojnë mandatin;

Dy kandidatë të tjerë nga lista e Partisë Demokratike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit. Selami Jenishehri dhe Besnik Troplini kërkojnë të marrin mandatin e deputetit pas largimit të PD-së nga Kuvendi.

Jenishehri ka qenë i renditur i 46-ti në listën e PD-së për qarkun e Tiranës, ndërkohë që është kryetar i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë. Ndërsa Troplini ka qenë i renditur i 49-ti në Tiranë dhe është kryetar i degës së Tiranës i Ballit Kombëtar.

Ndërkohë, në KQZ presin konfirmimin për të hyrë në Kuvend si deputet të rinj edhe tre kandidatë të tjerë: Kostaq Papa, Krenar Rryçi dhe Suzana Topi.

Të fundit