Flash News

KRYESORE

Dy këngëtarët e njohur i dedikojnë Kosovës këngë në kuadër të festës së pavarësisë

Shkurte Fejza, në bashkëpunim me këngëtarin Kastriot Tusha, janë kujdesur që në festën e madhe të Pavarsisë së Kosovës, të publikojnë një këngë të re dedikuar dashurisë për atdheun.

Kënga mban titullin “Një zemër”, me kompozitor Edmond Zhulali, ndërsa teksti është shkruar nga Faruk Tasholli.

Sipas gazetës “Express”, xhirimet e videoklipit janë realizuar në Krujë, Ulqin, Prizren dhe Shkup.

Këngëtarja ka zbuluar disa pamje nga xhirimet e këtij projekti që padyshim do të jetë një hit duke patur parasysh emrat e mëdhenj të Shkurte Fejzës dhe Kastriot Tushës.

Të fundit