Flash News

KRYESORE

Dy klube angleze duan lojtarin e Juves, "Zonja" i dribloi me një firmë

Dy klube angleze duan lojtarin e Juves, "Zonja" i dribloi me një

Ole Gunnar Solskjaer po ndjek me kujdes mesfushorin e Juventusit, Blaise Matuidi. Tekniku i "Djajve të kuq" do një senator në mesfushë dhe francezi ka shumë përvojë.

Solskjaer, sidoqoftë, nuk është i vetëm në merkato për ish-lojtarin e PSG-së, sepse edhe Arsenali dhe Olympique Lyon po e vëzhgojnë 32-vjeçarin, shkruan Calciomercato.

Kontrata aktuale e mesfushorit pritej të mbyllej në qershorin e ardhshëm, por Juventusi e ka rinovuar për një vit tjetër bazuar në klauzolat e parashikuara.

Pra, klubi bardhezi do të shmangë skenarin e largimit të tij me parametra zero. Para tre vitesh, Juventusi pagoi 30 mln euro për blerjen e tij.

Të fundit