Flash News

KRYESORE

Dy kushtet e LSI-së për zgjidhjen e ngërçit politik; nga ftesa për Metën te takimi Rama - Basha

Dy kushtet e LSI-së për zgjidhjen e ngërçit politik; nga

Pak ditë më parë presidenti Ilir Meta u ofrua për të zgjidhur ngerçin politik në vend, aq sa u shpreh madje se ishte gati të largohej nese një lëvizje e till i jep fund krizës. Propozimi i kreut të shtetit mbështetet nga ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti.

Në studion 45-Minuta në Report TV, Panariti sqaroi se palët mund të ulen vetëm me ndërmjetësimin por jo me një takim të dytë Rama-Basha pasi herën e parë kjo praktikë rezultoi e dështuar.

"Ne pranojmë një tryezë të presidentit por jo një takim Rama-Basha sepse herën e parë rezultoi i dështuar. E vetmja alternativë mbetet presidenti i Republikës. Është përgjegjësi e kreu të shtetit për vendosur stabilitetin. Presidenti mund të mbajë pozicionin e tij dhe t'jua lërë në dorë palëve. Por koha po ikën. Pa dyshim që djegia e mandateve është një gjest ekstrem po ishte refleks i një situate ekstreme. Kjo situatë nuk ka rikuperim sepse mandatet janë të djegura. Nga ana e maxorancës nuk pati keqardhje. Ata kanë dashur të na degradonin dhe ne nuk e lejuam këtë gjë, ikëm vetë.", u shpreh Panariti.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka konfirmuar se nuk do të ketë një marrëveshje të dytë si ajo e 17 majit dhe se mënyra e vetme për kaluar ngërçin politik është krijimi i një qeverie teknike pa Edi Ramën kryeministër, që të organizojë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

Të fundit