Flash News

KRYESORE

Dy liderët “thyejnë akujt”, Trump nderon Putin: Bota po na vëzhgon

Dy liderët “thyejnë akujt”, Trump nderon Putin: Bota po na

Është realizuar ditën e sotme takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump në Helsinki. Në fillim të takimit, siç shihet dhe në video, të dy e kanë patur të vështirë të flasin dhe ngjajnë në siklet. Por Trump i ka bërë me shenjë Putinit duke i dhënë fjalën.

Trump gjatë fjalës së tij u shpreh: “Nuk kemi shkuar shumë mirë vitet e fundit, por besoj se do të kemi një raport të mirë në të ardhmen. Të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë është diçka shumë pozitive”. Më tej ai shtoi që e gjithë bota po i vëzhgon.

Ndërsa Putin u shpreh, “Është koha për t’u përballur me pikat e dhimbshme”.  Putin theksoi faktin që mes dy liderëve ka patur kontakte të vazhdueshme për çështje ndërkombëtare.

“Ka ardhur koha të flasim në mënyrë thelbësore në lidhje me marrëdhëniet tona dypalëshe dhe çështjet e ndryshme në botë”, shtoi më tej Putin.

Të fundit