Flash News

KRYESORE

Dy ministra janë përgjuar duke bërë pazare me Klodian Zoton. Pse hesht Prokuroria

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook sa i përket përgjimeve të ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri me Klodian Zoton. Shehaj shprehet se vetëm Prokuroria mund të sqaroje opinionin publik dhe se ka një presion mbi mediat duke censuruar lajmin se Gjiknuri është nën hetim.

Statusi i plotë:

Sipas mediave, Ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri janë përgjuar ndërkohë që flisnin me Klodian  Zoton.

Ministrat udhëzonin Zoton për pagesa dhe dorëzim parash që kishin të bënin me zgjedhjet e qershorit 2017.

Zoto ishte nën përgjim me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës. Vetëm Prokuroria mund të sqarojë opinionin publik nëse dy nga ministrat kryesor të qeverisë janë nën hetim.

Ndërkohë ka një presion te jashtëzakonshëm mbi mediat. Censurohet në 90% të mediave lajmi që ministri Gjiknuri është nën hetim nga prokuroria e Elbasanit. Të shohim sa do vazhdojë injorimi.

Mos hesht, shpërndaje!!!

Të fundit