Flash News

KRYESORE

Dy ministra në qendër të akuzave, Rama poston pritjen e Macron në Francë

Dy ministra në qendër të akuzave, Rama poston pritjen e Macron

Në kohën kur Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri janë në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tyre, kryeministri Edi Rama duket se po ndjek një axhendë tjetër.

PD publikoi një audio përgjim të vëllait të ministrit të Brendshëm, ndërkohë që sot në media u publikuan pjesë nga dosja e prokurorisë në ngarkim të Tahirit por duket se këto dy ngjarje Rama po i ‘injoron’.

Kryeministri postoi në rrjetin social Facebook videon nga pritja që Presidenti Macron i bëri atij gjatë vizitës në Francë. "Me Presidentin Macron në Pallatin Elysée", shkruan Rama.

Të fundit