Flash News

KRYESORE

Dy ministrat e rëndësishëm të BE vizitë në Ballkanin Perëndimor, shmangin Shqipërinë

Dy ministrat e rëndësishëm të BE vizitë në

Ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës do të zhvillojnë një tur vizitash në shtetet Ballkanit Perëndimor për të dhënë mbështetje për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si dhe për të diskutuar për situatën në rajon.

Ministrat Margot Wallström dhe Timo Soini do të takohen me zyrtarët e Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë, ndërkohë tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë pjesë e agjendës.

Në maj të këtij viti, ministrja suedeze ishte për vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, por ndonëse në Prishtinë ka vendosur të rikthehet, në Tiranë jo. Sa i përket ministrit finlandez, kjo do jetë vizita e tij e parë në rajon.

Suedia dhe Finlanda kanë thelluar bashkëpunimin mes tyre me qëllim për të rritur ndikimin brenda BE-së, por edhe në ato rajone që aspirojnë të bëhen pjesë apo Brukseli ka lidhje të forta.

Të fundit